Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

E premte tragjike në Shqipëri, 9 viktima brenda një dite

21/07/2023
E premte tragjike në Shqipëri, 9 viktima brenda një dite
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E premtja e sotme ka qenë një ditë tragjike. Gjatë gjithë ditë së sotme ka pasur vetëm ngjarje të rënda, të cilat kanë përfunduar me 9 viktima.

Më e rënda padyshim u shënuat në Gramsh. Babai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqen.

Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.

Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Më herët një aksident tragjik ndodhi në Himarë. Një makinë ra 20 metra nga rruga dhe ndërroi jetë shoferi Renato Bushi. Ai kishte një “Xhip safari” që shëtiste turistët, por dalja nga rruga i kushtoi jetën. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.

Në Durrës humbi jetën një e moshuar në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, 70-vjeçarja me inicialet D.G, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dy persona të tjerë humbën jetën në det. Ngjarjet ndodhën në Tale dhe në Durrës ku dy persona dyshohet se kanë pësuar atak pas kontaktit me ujin.

Ngjarja më e fundit ishte rreth orës 22.30 në aksin Elbasan-Peqin. Një 58-vjeçar ndërroi jetë pasi është përplasur nga një automjet. Policia bën me dije se në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kalë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale F.Z.

Pra mund të thuhet se kjo e premte ka qenë më tepër se tragjike dhe duket se më shumë jetë po marrin uji dhe aksidentet.

Previous Post

“Mbrëmjet folklorike të Çarshisë, Ganiu: Mbështesim vlerat dhe promovimin e tyre

Next Post

Digjet vetura e Artan Grubit

Related Posts

Shqipëri

Aksident tragjik në Sarandë, vdesin dy vajza

24/08/2025
Shqipëri

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23/08/2025
Shqipëri

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Policia e kap me kokainë, 39-vjeçarja përfundon në komisariat

22/08/2025
Shqipëri

Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

20/08/2025
Maqedoni

Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

19/08/2025
Shqipëri

Tragjedi në Kavajë: Tetovari 41-vjeçar humb jetën në plazh, familja e tronditur

19/08/2025
Next Post
Digjet vetura e Artan Grubit

Digjet vetura e Artan Grubit

LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

26/08/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

26/08/2025

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk