Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

“E keni kthyer në Parlament porno”, Rama tregohet i ashpër me opozitën

24/11/2023
“E keni kthyer në Parlament porno”, Rama tregohet i ashpër me opozitën
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se është e drejtë kushtetuese e pakicës për të ngritur Komisione Hetimore, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur përsakohë ata bazohen në thashetheme.

I pyetur nëse ka në plan ti bllokojë opozitës mundësinë për të mbajtur Komisonet Hetimore deri në kryerjen e ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për Komisionet Hetimore, Rama theksoi se ka rregulla për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe ai nuk do të lejoi ngritjen e tyre për të sulmuar me metoda barbare kundërshtarin politik (në këtë rast mazhorancën).

Sipas Ramës, vendi ynë ka marrë dhe shqiptarizuar modelin gjerman për Komisionet Hetimore duke kryer ndryshime për arsye të panjohura nga ai.

“E kam pak problem sepse edhe live më citoni gabim. Hajde të ishte me shkëputje, të iknit dhe kur riktheheshit në një takim tjetër ndoshta se mbajtët mend, por edhe këtu? Unë nuk kam thënë asnjë komision, mund ti referohesh edhe memories së kameras për ta konfirmuar këtë.

Ju vutë në gojën time diçka që unë nuk e thash. Unë thash ‘shumë zhurmë për pak gjë’. Ajo pak gjëja janë ato rastet pak të rralla që kanë sjellë rezultat. E dyta, është e vërtetë që jo vetëm se e thotë Komisioni Europian në progres raport, por e them edhe unë që Komisionet Hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. E drejtë kushtetuese është edhe imuniteti i deputetit, por a ta jep ky imunitet të drejtën që ti vësh flakën parlamentit?! E drejtë kushtetuese është edhe që deputeti të thotë çfarë të dojë, po a është normale që të thuash ato që e kanë kthyer parlamentin në një parlament porno???

Është e drejtë kushtetuese që pakica të ngre Komisione Hetimore, por është po ashtu e përcaktuar si ngrihet dhe funksionon ai. Sepse nëse kjo e drejt kushtetuese do të ishte pa limit, si e shpjegoni ju që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si të paligjshme Komisione që janë ngritur?

Vajza e kryeministrit përfiton tendera publik, do ngremë Komision Hetimor, tha Muhamedi. Si ke dëgjuar dhe do ngresh Komision Hetimor?! Kryeministri ikën me charter, e kemi parë, do ngrem Komision Hetimor? Si do ngresh Komision bazuar mbi një thashethem?!

Pse ça është kjo, ca është parlamenti një skenë teatri ku ti vë para popullit një shfaqe dhe thua çfarë të është tekur ty? Jo ka një rrugë kushtetuese dhe një ligj për këtë që duhet parë. Se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi të cilat duhen parë. Ligji i Komisioneve Hetimore i yni është i bazuar në modelin gjerman, por për arsye të panjohura për mua ne e kemi marrë dhe shqiptarizuar duke i hequr pjesë që nuk e di për çfarë arsye.

Ne do të kemi një kornizë më të qartë të Komisoneve Hetimore. Por me ligjin, gjerman, spanjoll e çfarëdo, ti nuk mund të ngresh Komision Hetimor sepse do të sulmosh me metoda barbare kundërshtarin.

Unë këtë e kam thënë edhe më parë se të shpërthente flaka, sepse siç e dini ju dhe të gjithë anëtarët e faunës shqiptare se ne nuk do të lejojmë ngritjen e tyre në rrethana të tilla”- tha Rama./Top Channel

Previous Post

Përballja e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën, producenti kosovar që u nominua për Oscar paralajmëron film

Next Post

7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

Related Posts

Shqipëri

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

12/09/2025
Shqipëri

Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, ky veprim i miliarderit bëhet viral (VIDEO)

12/09/2025
Shqipëri

Seanca e parë e Kuvendit të ri në Shqipëri fillon me tensione, Sali Berisha refuzoi të hapte punimet

12/09/2025
Shqipëri

Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama: Diella pushton gazetat e botës

12/09/2025
Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

12/09/2025
Aktuale

“Diella” ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

11/09/2025
Next Post
7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

12/09/2025

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

12/09/2025

Venera Azizi: Zëri i gruas shqiptare tashmë vendos në institucionet më të larta të RMV

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk