Dyshohet se bleu drogë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris

Tom Craig, sportisti që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, lojtari i hokeit dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Australian.

“Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”, thuhej në deklaratë.

Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron  101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare.

Next Post