Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i riu!

29/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri që dyshohet se po planifikonte të ndërtonte bomba artizane për të kryer një sulm ekstremist islamik është arrestuar në pjesën perëndimore të Gjermanisë, thanë autoritetet të enjten.

I dyshuari, emri dhe mosha e të cilit nuk u publikuan, u arrestua të martën në mbrëmje, thanë prokurorët në Koblenz. Ai akuzohet se po përgatiste një akt dhune serioze.

Prokurorët thanë përmes një deklarate se besojnë se ai u radikalizua përmes internetit dhe përhapi propagandë duke lavdëruar veprimet e grupit terrorist të vetëquajtur “Shteti Islamik”. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në tetor u gjetën dy bajoneta.

Hetuesit thonë se i dyshuari kishte planifikuar të ndërtonte bomba artizanale dhe t’i përdorte ato në një sulm. Ai mësoi në internet se si t’i ndërtonte bombat artizane, thanë prokurorët.

Një tjetër kontroll në shtëpinë e tij këtë javë zbuloi “vegla të tjera” të cilat mund të jenë siguruar për t’u përdorur në ndërtimin e një mekanizmi ndezës, shtuan ata.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se i dyshuari kishte planifikuar të kryente një sulm të menjëhershëm. Hetuesit nuk gjetën asnjë eksploziv apo lëndë që mund të përdoren për shpërthimin.

Një gjykatës të mërkurën urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim në pritje të ngritjes së një aktakuze të mundshme./ VOA

Previous Post

​Sulmohet me granatë objekti i komunës në Zveçan

Next Post

Shkupi këtë mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post

Shkupi këtë mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk