Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Kopenhagë

24/07/2023
Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Kopenhagë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin danez të Kopenhagës të hënën.

Që të dy protestuesit ishin nga një grup që e quan veten “Patriotët danezë”, i cili mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook.

Organizatori i kësaj proteste të hënën në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën atij, pranë një flamuri irakian që e kishte vendosur në tokë.

Iraku dënoi djegien e Kuranit para ambasadës së tij në Danimarkë të hënën dhe tha se stafi danez në ambasadën në Bagdad ishte larguar nga Iraku pas protestave atje.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin dhe Irakun pasi Danimarka dhe Suedia lejuan djegien e Kuranit, sipas ligjeve të tyre që mbrojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar.

Ministria e Jashtme e Irakut u bëri thirrje autoriteteve të vendeve të BE-së që të “rishqyrtojnë shpejt të ashtuquajturën liri të shprehjes dhe të drejtën për të demonstruar”.

Protestuesit në Irak kanë djegur ambasadën suedeze në Bagdad të enjten.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irakiane tha se stafi danez në ambasadë ishte larguar nga Iraku dy ditë më parë.

Në anën tjetër, edhe Algjeria thirri ambasadorin danez dhe të ngarkuarin suedez me punë për të dënuar vazhdimin e sulmeve ndaj kopjeve të Kuranit, tha Ministria e Jashtme algjeriane në një deklaratë të hënën.

Edhe në Jemen, mijëra protestues u mblodhën të hënën në kryeqytetin Sana për të protestuar kundër përdhosjes së Kuranit në vendet evropiane.

Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë Sanan dhe qytete të tjera, organizuan protestën “kundër krimit të djegies së Kuranit të shenjtë”.

 

Previous Post

Bislimi: Nuk duhet të shpallen zgjedhjet në veri pa u hequr sanksionet

Next Post

Zjarrfikësit në Algjeri luftojnë me flakët që kanë lënë 15 të vdekur

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post
Zjarrfikësit në Algjeri luftojnë me flakët që kanë lënë 15 të vdekur

Zjarrfikësit në Algjeri luftojnë me flakët që kanë lënë 15 të vdekur

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk