Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Durmishi: “Shporta shkollore” nis sot, deri në 15% zbritje për nxënësit

15/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot, 15 gusht, deri më 15 shtator, qytetarët do të mund të përfitojnë nga zbritjet deri në 15% për blerjen e pajisjeve shkollore, në kuadër të masës “Shporta shkollore”. Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili e cilësoi këtë si një shembull të qartë të përkushtimit për të ndihmuar qytetarët dhe për të mbështetur arsimin.

Zbritjet do të përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga fletoret, çantat e shpinës, lapsat dhe ngjyrat e drurit, deri te kalkulatorët dhe pajisjet e tjera të nevojshme për nxënësit. Produktet e përfshira në masë do të jenë të shënuara qartë me etiketën “Më pak shpenzime, më shumë për ty”.
Sipas Durmishit, këtë vit priten kursime deri në 2.000 denarë për çdo nxënës, duke u mundësuar familjeve më shumë mjete për nevoja të tjera. Vitin e kaluar, kjo masë solli kursime të konsiderueshme për mijëra familje, ndërsa sivjet synohet mbështetje edhe më e madhe.

“Qëllimi ynë është që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor me buzëqeshje dhe shanse të barabarta, ndërsa prindërit të ndiejnë një lehtësim të vërtetë në buxhetin familjar. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për arsim më të mirë dhe mbështetje për të gjithë qytetarët”, u shpreh ministri.

Ai gjithashtu uroi të gjithë nxënësit për një vit shkollor të suksesshëm, të lumtur dhe të përmbushur.

Previous Post

VLEN: Likova e braktisur nga BDI, tani hapim epokën e projekteve reale!

Next Post

Qeveria: Nga sot, pajisjet shkollore me çmime të reja të ulura prej 10 dhe 15 përqind

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post

Qeveria: Nga sot, pajisjet shkollore me çmime të reja të ulura prej 10 dhe 15 përqind

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk