Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Durmishi: Përmes KES-it, në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, do të fillojmë një proces që do të shpie në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme

17/10/2024
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit.
Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli Ekonomik-Social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme.
Në mbledhjen e parë konstituive, dëgjuam kërkesat e punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave, të cilat në periudhën e ardhshme pres të na vijnë si kërkesa zyrtare që do t’i shqyrtojmë së bashku me kolegët e mi në Qeveri në një nga seancat e ardhshme.

Nga njëra anë, ekzistojnë kërkesat e sindikatave për një pagë minimale më të lartë, e cila, sipas Ligjit për pagën minimale, duhet të rritet në mars të vitit të ardhshëm, por nga ana tjetër, ekzistojnë edhe problemet me të cilat përballen punëdhënësit me mungesë të cilësisë dhe stafit profesional, si dhe produktivitetit të punëtorëve.
Për ne, angazhim kryesor strategjik është përmirësimi i performancave të ekonomisë, nuk mundet, nga njëra anë, të rriten pagat e punëtorëve, e nga ana tjetër, të mos ketë produktivitet. Është thelbësore për ne që t’i zgjidhim këto probleme së bashku përmes dialogut social, vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme. Nëse nuk kemi ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme, atëherë nuk mund të flasim për përparim të shtetit.
Kjo është arsyeja pse përmes KES, në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, do të fillojmë një proces që do të shpie në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme.

Previous Post

“100 milion euro” për projekte në komuna të ndara në mënyrë të barabartë!

Next Post

Nikollovski: Korridori 8 nuk do të bëhet

Related Posts

Aktuale

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025
__kateg

Policia shpëton gruan nga lumi Vardar(VIDEO)

16/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Strukturat e VLEN-it në Bukoviq të bashkuara për ndryshim në Saraj

16/08/2025
Aktuale

Aliu: Zjarri në Llojan nën kontroll – falë angazhimit të institucioneve dhe banorëve lokalë

16/08/2025
Maqedoni

Imeri-Stafai: Në këto zgjedhje FE garon vetëm me vetveten

16/08/2025
Maqedoni

Sadiku: Likova s’mund të mbetet më pa zjarrfikës, prioriteti im i parë do të jetë mbrojtja e banorëve

16/08/2025
Next Post

Nikollovski: Korridori 8 nuk do të bëhet

Dafina s’ka të ndalur, ky lajm do t’i gëzoj shumë fansat e saj

16/08/2025

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025

Pretendent për “Topin e Artë”, Yamal shënon supergol me Barcelonën në javën e parë të kampionatit

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk