Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Durmishi: Nesër hyn në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, presim ulje shtesë të çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore

27/09/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore
dhe ushqimore fillon më 28 shtator 2024, respektivisht nesër.
Kjo do të thotë se nesër është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata
të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe
kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve
bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë produktet që janë me
5% TVSH dhe 10% TVSH, tha në deklaratën për mediat ministri i Ekonomisë dhe
Punës Besar Durmishi.
Siç informoi ministri Durmishi, kompensimet lejohen të jenë jo më të larta se 10% të
qarkullimit të realizuar në vitin rrjedhës, për:
-vendosje të rafteve në vendin e shitjes të blerësit,
– reklamimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– marketing të produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– angazhim të personelit për pajisjen e hapësirave të blerësit në të cilat bëhet shitja e
produkteve bujqësore dhe ushqimore
– rabat (përcaktim kombëtar)
“Dua të theksoj se ky ligj nuk rregullon marzhin tregtar, por ndalon kostot shtesë
(kompensimet) që furnizuesit kanë qenë të detyruar t'i paguajnë në mënyrë që
produktet e tyre të shiten nga blerësit. Me zbatimin e këtij ligj, ne presim rezultate në
afat të gjatë dhe ulje të çmimeve të këtyre produkteve në listën deri në së paku 10%,
respektivisht presim rezultatet e para me çmime të ulura deri në fund të tetorit, kur
presim të harxhohen rezervat nga kontratat paraprake dhe do të të fillojnë të shiten
produktet në përputhje me kontratat e reja. Ligji siç e dini është miratuar më 20 mars të
vitit 2024 dhe tregtarët dhe furnizuesit kishin afat prej gjashtë muajve për të
harmonizuar kontratat, respektivisht për të lidhur kontrata të reja, jo më vonë se 27
shtator. Që do të thotë se nesër fillon zbatimi efektiv i këtij ligji”, tha ministri.
Ky ligj është miratuar në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara, tregtarët, prodhuesit dhe shpërndarësit, dhe nuk do të ketë prolongim në zbatimin e tij. Kontroll
mbi zbatimin e këtij ligji ushtron Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca
.
Në koordinim, Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca në tre muajt e ardhshëm,
respektivisht deri në fund të vitit, në mënyrë që t'u dalë në ndihmë të gjitha palëve të interesuara, nëse përcaktohet se dispozitat e Ligjit nuk do të respektohen gjatë lidhjes
së kontratave të reja, do të ketë paralajmërime, respektivisht nuk do të kalohet
menjëherë në dënim. Respektivisht, në periudhën e ardhshme prej 3 muajsh ose deri në fund të vitit 2024, do të bashkëpunohet me kompanitë për të përcaktuar nëse kontratat janë lidhur siç duhet ose nëse dispozitat e ligjit janë përfshirë në mënyrë adekuate.
Nga viti 2025, do të ushtrohen kontrollet e rregullta nga Komisioni për Mbrojtjen e
Konkurrencës.
Ndërkohë, për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve derisa të ndjehen rezultatet
e para të Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, miratuam vendimin për kufizimin e
marzhit në 10% në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë të 73 produkteve
themelore ushqimore.
Vendimi është duke u zbatuar, respektivisht, sipas analizave të para të Ministrisë së
Ekonomisë, çmimet e këtyre produkteve ulen mesatarisht nga 5-10%,
Te disa produkte ulja është më e vogël dhe te disa produkte mungon sepse në ato
produkte marzhi nuk ka qenë më i lartë se 10%.

Previous Post

VLEN: LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë, jo vetëm 90 ditë!

Next Post

Aksion për pastrimin e përgjithshëm të çarshisë së vjetër të Shkupit

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post

Aksion për pastrimin e përgjithshëm të çarshisë së vjetër të Shkupit

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk