Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Durmishi: Miratojmë masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e inflacionit

28/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mbajti sot konferencë për mediat në të
cilën informoi për masat që i miratoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës me qëllim të
mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve.
Në shtojcë Ju dërgojmë fjalimin integral të ministrit Durmishi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria në vazhdimësi miratojnë masa dhe
krijojnë politika me qëllim të mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e
çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit.
Në fillim të kësaj jave, Kuvendi, me propozim të një grupi deputetësh, votoi ndryshimet
në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Me këto ndryshime, tregtarët, duke filluar nga mesi i prillit, do të kenë obligim të
detyrueshëm të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve në faqet e tyre të internetit.
Ligji, i cili presim këto ditë të publikohet në Gazetën Zyrtare, parashikon që në afat prej
45 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi, tregtarët t'i publikojnë në faqet e tyre të internetit çmimet e të gjitha produkteve që ata i shesin në shitoret e tyre.
Në 10 ditët e ardhshme, do të publikohen edhe rregulloret që do të përshkruajnë
mënyrën në të cilën do të publikohen çmimet nga tregtarët.
Me këto ndryshime legjislative, presim më shumë transparencë të çmimeve në
marketet, përmirësim të konkurrentësisëdhe ulje të çmimeve.
Qytetarët tani do të jenë në gjendje të zgjedhin se ku i shpenzojnë paratë e tyre, ata do
të dinë për çdo produkt se në cilin market me çfarë çmimi shitet produkt i njëjtë.
Një masë e tillë do të çojë në rritje të konkurrentësisë midis tregtarëve dhe ulje të
çmimeve të produkteve. Konsumatorët do të informohen plotësisht për atë se cili
produkt sa kushton te ai tregtar.

Ky ligj ka të bëjë me tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me çka përjashtohen
mikro-tregtarët dhe tregtarët individualë, respektivisht dyqanet e lagjeve.
Ky ndryshim ligjor vjen pas vendimit të Qeverisë javën e kaluar, me propozim të
Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, për të kufizuar marzhet në 102 grupe të
produkteve ushqimore bazë dhe mjeteve higjienike dhe për të kufizuar çmimet e 8
grupeve të produktebe më themelore ushqimore.
Siç kemi informuar edhe më parë, këto dy masa janë tashmë në fuqi dhe do të zgjasin
deri më 30 prill, respektivisht do të përfshihen të dy festat, Ramazani dhe Pashkët.
Më lejoni t’ju përkujtoj, me vendimin për kufizimin e marzhit të fitimit bruto me shumicë
dhe pakicë të 102 grupe të produkteve ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe
joushqimore janë përfshirë: 5% marzh fitimi bruto mbi 8 produkte ushqimore bazë, qumësht, bukë, miell (tip 400 dhe tip 500, vezë, vaj ushqimor, jogurt dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore ku përfshihet një grup prej 55
produktesh ushqimore (mish dhe përpunimi mishi, sheqer, produkte qumështi,
margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, brumra)
15% marzh të fitimit bruto të 39 produkte ushqimore dhe higjienike (fruta dhe perime të
freskëta, detergjente, ushqim për bebe, pelena, sapun, letër higjienike, etj.)
Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe inspektorët po veprojnë ndaj
vendimit nëse marketet kanë përafruar çmimet e tyre në rafte.
Deri në fund të kësaj jave, planifikohet të ushtrojet mbikëqyrje në mbi 1.000 objekte
tregtare në të gjithë shtetin, pas çka Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dalë me të
dhëna për mosrespektimin eventual nga markete të caktuara.
Dënimet lëvizin nga 500 deri në 10.000 euro, e deri në mbylljen e marketeve për 15
ditë. Pritshmëritë janë që çmimet të ulen mesatarisht përrreth 10%, me çka do të
ndikojmë në stabilizimin e inflacionit dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

Previous Post

Gjesti flet për Egli Takon: Më ka bërë të kapërcej murin

Next Post

VLEN: Qeveria po Ndërton – Energji të pastër për një të ardhme më të pastër!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN: Qeveria po Ndërton – Energji të pastër për një të ardhme më të pastër!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk