Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Durmishi: Kontrolli i brendshëm dhe ai nga Revizioni Shtetëror janë kërkuar me qëllim transparence dhe llogaridhënie

03/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë seancës për pyetje të deputetëve, iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai tha se që në fillim të mandatit të tij si ministër ka kërkuar që Revizioni Shtetëror të vijë dhe të kryejë kontroll të plotë në funksionimin e institucionit, me qëllim që të konstatohet se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Përveç kësaj, ai ka inicuar edhe një kontroll të brendshëm për mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë.
Sa i përket çështjes së marrjes së licencës, ministri Durmishi tha se e ka shpjeguar në detaje të gjithë procedurën.
“Kam sqaruar se Ministria e Ekonomisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe asnjë mekanizëm që të kontrollojë nëse ndonjë lokal ka apo jo licencë, e aq më pak të konstatojë nëse ajo është apo jo e falsifikuar,” u shpreh Durmishi.
Në përgjigje të akuzave të deputetit Xhaferi, ministri Durmishi theksoi se sulmet nuk kanë të bëjnë me kërkimin e së vërtetës, por me përpjekje për përfitime politike të momentit.
“E di që doni të jepni përshtypjen sikur po kërkoni të vërtetën. Por dua t’ju them qartë: ju dhe partia juaj nuk jeni të interesuar për të vërtetën. Ajo që ju intereson është si ta shfrytëzoni çdo situatë për të bërë zhurmë dhe për të fituar ndonjë përfitim politik të momentit. Kjo nuk është diçka e re për qytetarët – ata tashmë janë të mësuar me ju”, theksoi ministri Durmishi.

Ai më tej iu drejtua Xhaferit dhe përfaqësuesve të tjerë të BDI-së, duke thënë se është cinike që ata të kërkojnë përgjegjësi, duke e ditur se në kohën e tyre kanë ndodhur skandale të rënda si rasti i “Durmo Tursit”, “Besa Transit”, spitali modular – dhe për asnjërin prej këtyre rasteve nuk është përgjigjur askush para drejtësisë.
“Për dallim nga ato raste, tani për herë të parë 34 persona janë duke u përballur me drejtësinë për një tragjedi të ndodhur,” përfundoi Durmishi.

Previous Post

Pyetjet e deputetëve / Bexheti kërkon përgjigje prej Mickoskit për deklaratën: “Do t’i tërheqim për veshi”

Next Post

Mexhiti: Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti takon Shoqatën e Pensionistëve të Çairit

01/08/2025
Maqedoni

Dhjetë persona morën certifikata për kandidatë për pilotë! Nikollovski: Maqedonia ka kapacitet të udhëheqë projekte të mëdha

01/08/2025
Maqedoni

ASh: VLEN-i mes shpifjeve, heshtjes dhe nënshtrimit total ndaj Mickoskit

01/08/2025
Maqedoni

MASH: Janë shpallur konkurset për bursa, mbështetje për 7880 nxënës dhe studentë

01/08/2025
Aktuale

Aliu dhe Mickoski vizitojnë Klinikën për ORL: Investime moderne për shëndetësi më cilësore

01/08/2025
Maqedoni

Rrahje në aeroportin e Shkupit, zihen keq tetovarët

01/08/2025
Next Post

Mexhiti: Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!

Mexhiti takon Shoqatën e Pensionistëve të Çairit

01/08/2025

E rëndë! Punëtori 36-vjeçar i kopshtit zoologjik sulmohet për vdekje nga një leopard

01/08/2025

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa iki nga Kosova”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk