Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Durmishi: Është paguar mbështetja financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zejtarëve

18/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës i dha vendimet për subvencionet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zejtarët në bazë të thirrjeve publike të publikuara ndaj masave në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.
“Një nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarëve, kështu që në këtë drejtim, në vazhdimësi planifikohen dhe realizohen masa me të cilat ndihmohet rritja e tyre dhe përmirësohet konkurrentësia e tyre. Edhe sivjet, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, realizoi dy masa: Njëra ka të bëjë me mbështetjen financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në shumën e përgjithshme prej 57.000.000 denarë, dhe me subvencionimin e shpenzimeve të zejtarëve në shumën e përgjithshme prej 6.500.000 denarë.
Për realizimin e këtyre masave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli Thirrjet publike në të cilat janë definuar kushtet për pjesëmarrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim”, tha ministri Durmishi.
Lëndë e thirrjes publike ishte subvencionimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që punësojnë të paktën dy persona, duke bashkëfinancuar 40% të shpenzimeve të dëshmuarta të bëra gjatë viteve 2023 dhe 2024 dhe të bëra për blerjen e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për kërkues.
Për ndërmarrjet në pronësi dhe të drejtuar nga një grua, ekzistonte kriter lehtësues, respektivisht të punësoj të paktën një person, me ç’rast personi i punësuar duhet të jetë pronar (mbi 50%) dhe drejtues i ndërmarrjes.

Deri më 01.11. të vitit 2024 janë pranuar gjithsej 222 kërkesa, nga të cilat 190 janë aprovuar, 31 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve nga thirrja publike dhe 1 kërkues ka kërkuar ndërprerjen e procedurës. Mjetet e parashikuara për këtë masë prej 57.000.000 denarë janë realizuar plotësisht.
“Me qëllim që të kontribuohet në zhvillimin e balancuar rajonal, gjatë ndarjes së mjeteve, krahas shumës së përcaktuar për bashkëfinancimin e shpenzimeve të dëshmuara të bëra për prokurimin e makinave të reja, për secilin kërkues u përcaktua mbështetje financiare shtesë në varësi të rajonit të planifikimit në të cilin gjendet selia e kërkuesit. Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se shuma individuale e mjeteve për bashkëfinancim të secilit aplikues që ka plotësuar kushtet e kësaj thirrjeje publike është zvogëluar proporcionalisht në mënyrë të barabartë për 12.6%, meqë shuma e përgjithshme e aprovuar e mjeteve për subvencionimin e të gjithë kërkuesve që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike tejkaloi shumën e planifikuar prej 57.000.000 denarë për realizimin e kësaj mase”, sqaroi ministri Durmishi.
Lëndë e thirrjes publike ishte subvencionimi i zejtarëve dhe ushtruesve të veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues, që janë bërë gjatë viteve 2023 dhe 2024 për:
– prokurimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe
– dizajnimin e produktit të ri
Deri më 01.11. të vitit 2024 në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur gjithsej 43 kërkesa, nga të cilat 37 janë aprovuar dhe 6 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve të thirrjes publike.
Edhe për këtë masë, gjatë shpërndarjes së mjeteve, përveç shumës së përcaktuar për bashkëfinancimin e shpenzimeve të dëshmuara për qëllimet e dedikuara, për secilin kërkues u përcaktua mbështetje financiare shtesë në varësi të rajonit të planifikimit në të cilin ndodhet selia e kërkuesit.
“Duke marrë parasysh nevojat e NVM-ve dhe zejtarëve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete për të mbështetur zhvillimin e tyre dhe për të përmirësuar konkurrentësinë e tyre,” tha ministri Durmishi.

Previous Post

Ganiu priti në zyrën e tij drejtuesit e FC Shkupi (FOTO)

Next Post

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën Grubi u largua nga Maqedonia

Related Posts

Maqedoni

Arrestohet Driton Ibishi në Prishtinë, pjesëtar i grupit “Gërçeci”

13/05/2025
Aktuale

Ndryshime në pagesën elektronike të pagesave rrugore, cilat janë risitë

13/05/2025
Maqedoni

DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

13/05/2025
Maqedoni

“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

13/05/2025
Maqedoni

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025
Aktuale

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025
Next Post

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën Grubi u largua nga Maqedonia

Arrestohet Driton Ibishi në Prishtinë, pjesëtar i grupit “Gërçeci”

13/05/2025

Mbyllet votimi – në pritje për emrat e shteteve që do të kualifikohen në finalen e ‘Eurovision 2025’

13/05/2025

Ndryshime në pagesën elektronike të pagesave rrugore, cilat janë risitë

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk