Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Durmishi dhe Stojkoski: Rritet numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

20/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

‘Siç mund ta shihnim sot në raftet e marketeve janë shënuar produkte me çmime më të
ulëta që janë pjesë e Shportës së Vitit të Ri. Për disa nga produktet, ulja është më
shumë se 10%. Kam gjithashtu kënaqësinë të them se numri i produkteve të përfshira
në Shportën e Vitit të Ri po rritet vazhdimisht dhe ka arritur në 1068, ndërsa po rritet
gjithashtu edhe numri i marketeve dhe shpërndarësve të përfshirë në këtë aksion.
Numri i marketeve arriti në 42, ndërsa produkte me lirim në Shportën e Vitit të Ri
dorëzuan 95 prodhues dhe shpërndarës.
Lista nuk është e mbyllur, ne presim që më shumë produkte të vendosen në këtë listë,
në mënyrë që së bashku t'u dalim në ndihmë qytetarët”, tha ministri i Ekonomisë dhe
Punës Besar Durmishi gjatë vizitës së sotme në disa nga marketet e përfshira në
aksionin “ Shporta e Vitit të Ri ”, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe
Punës Marjan Risteski dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko
Stojkoski.
‘Kam kënaqësinë që në një kohë të shkurtër arritëm të realizojmë këtë aksion që presim
të japë rezultat më të madh sesa Shporta e vjeshtës. Në Shportën e vjeshtës ishin
përfshirë 73 grupe produktesh, ndërsa tani ka 1098 produkte, presim që efekti i
shportës së Vitit të Ri të jetë më i madh’, potencoi Durmishi.
Inspektorati i tregut është në terren dhe kontrollon nëse respektohet aksioni siç është
propozuar nga vetë prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët.
“Në këto pesë ditë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka regjistruar vërejtje të vogla për sa i
përket shënimeve dhe korrigjimeve të vogla të çmimeve në dy ose tre subjekte tregtare.
Nuk janë vërejtur parregullsi të përmasave më të mëdha. Mund të konkludoj se të gjithë
faktorët në këtë proces respektojnë atë që është dakorduar. Monitorimi që e zbatoi
ISHT para fillimit të aksionit tregoi se ajo që është dakorduar po respektohet seriozisht
dhe tregtarët e tregojnë në vepër përgjegjësinë shoqërore. Edhe sipas Ligjit për
Mbrojtjen e Konsumatorëve, si Inspektorat i Tregut, kemi të drejtë dhe kontrollojmë çmimin më të ulët në 30 ditët e fundit, respektivisht në çmimin më të ulët së paku 10 për
qind ulje. Jemi duke e kontrolluar këtë, jemi në rrjedhë dhe nuk kemi ndonjë dallim
drastik, ‘ tha drejtori Stojkoski.
Aksioni “Shporta e Vitit të Ri” është me propozimin e kompanive dhe ka për qëllim rritjen
e përgjegjësisë shoqërore.
Qytetarët mund të denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin falas 191
ose në faqen e internetit www.dpi.gov.mk nëse vërejnë se çmimeve e produkteve nga
shporta e Vitit të Ri nuk janë ulur dhe shënuar në raftet e marketeve.

Previous Post

Miratohet deklarata e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Next Post

Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun

Related Posts

Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

14/05/2025
Maqedoni

Arrestohet Driton Ibishi në Prishtinë, pjesëtar i grupit “Gërçeci”

13/05/2025
Maqedoni

DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

13/05/2025
Maqedoni

“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

13/05/2025
Maqedoni

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025
Aktuale

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025
Next Post

Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun

Papa Leoni XIV bën postimin e parë në rrjetet sociale

14/05/2025

“Shkodra elektronike” e çon Shqipërinë në finalen e Eurovizionit

14/05/2025

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk