Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

“Duhet të ishit në Cetinje, jo këtu”, protestuesit në Mal të Zi kërkojnë përgjegjësi për viktimat

03/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësia politike e sistemit të sigurisë, pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 janar në Cetinje.

Aco Martinoviq vrau dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë më 1 janar në Cetinje. Disa orë më vonë, ai kreu vetëvrasje.

I dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Dy djem të moshës 8 dhe 13-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve.

Demonstruesit fillimisht qëndruan të heshtur për t’i nderuar të vrarët dhe të plagosurit. Ata ivarën 12 trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë, duke simbolizuar numrin e të vrarëve.

Më vonë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për veprimet e autoriteteve atë mbrëmje, ata brohoritën “Ku ishit më 1 janar?”, “Ku është

Daniku Danillo Sharanoviq [ministri i Brendshëm] që nuk shfaqet?”, “A e kanë fajin qytetarët?” dhe “Vrasës”.

“Duhet të ishit në Cetinje, jo të na ruani neve këtu”, brohoritën qytetarët, duke aluduar se Martinoviqi nuk ishte kapur as gjashtë orë pas kryerjes së vrasjeve.

Ata kanë brohoritur edhe emrat e djemve të vrarë “Jovan” dhe “Vukan”.

Një pjesë e turmës u përpoq ta thyente gardhin mbrojtëse në disa raste.

“Ne kemi fëmijë dhe kemi frikë se dikush do të përsërisë diçka të ngjashme. Kë po mbroni ju, ne nuk jemi të armatosur dhe nuk kemi armë ilegale”, tha Dushan Drakiq nga Podgorica duke iu drejtuar policëve që ruanin ndërtesën e qeverisë.

Drakiq në këtë mënyrë iu referua pretendimeve të policisë, e cila më 1 janar njoftoi se arma me të cilën Martinoviqi kreu vrasjet ishte “pa leje”.

Drakiq kërkoi nga autoritetet të verpojë, duke theksuar se “përndryshe kjo tragjedi do të na trokasë në derën e të gjithëve”.

Të enjten, qytetarët në disa qytete të Malit të Zi bënë nderimet e tyre për viktimat e Cetinjës duke ndezur qirinj.

Vrasja në Cetinje ishte e dyta e shumëfishtë në këtë qytet në dy vjetët e fundit. Në gusht të vitit 2022, Vuk Boriloviq vrau 10 njerëz dhe plagosi 6 të tjerë, para se të kryente vetëvrasje.

Për shkak të vrasjes në Cetinje, për të dielën më 5 janar janë paralajmëruar dy protesta – në Cetinje dhe në Podgoricë, para Ministrisë së Punëve të Brendshme./REL

Previous Post

Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjysmë (VIDEO)

Next Post

Paralajmërim për shpërthim vullkani në Etiopi, evakuohen banorët

Related Posts

Kosovë

Serbia arreston dy shtetas të Kosovës

14/08/2025
Rajon

Përfaqësues i SNS-së nxori armë ndaj protestuesve, Daçiç pretendon se ishte ushtarak në detyrë

14/08/2025
Rajon

UEFA gjobit me kaq mijë euro Lech Poznanin pas banerit skandaloz “Kosova është Serbi”

13/08/2025
Rajon

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

12/08/2025
Botë

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

11/08/2025
Rajon

Operacion ndërkombëtar antidrogë, sekuestrohet në Selanik kokainë me vlerë 5.5 milionë euro

10/08/2025
Next Post

Paralajmërim për shpërthim vullkani në Etiopi, evakuohen banorët

13 vjet pa Arbër Xhaferin

15/08/2025

Moti me diell, temperatura deri ne 36 gradë

15/08/2025

Mexhiti: Çairi është energji që nuk mund të ndalet

14/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk