Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

26/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Çair, Bujar Osmani sillet sikur po kandidon nga një botë tjetër! Nuk përmend BDI-në, nuk e përdor emrin e partisë që e rriti dhe e mbajti nëpër funksione të ndryshme të pushtetit për mbi 20 vite. Përkundrazi, ai po tenton t’i shesë qytetarëve një imazh të rremë sikur është kandidat i “AKI-së” me qëllim për të maskuar dështimet dhe rrënimin moral të partisë së tij. Pyetja është e thjeshtë, pse po ikën nga përdorimi i emrit BDI, Bujar? Nga çka po fshihesh?

*Shkruan, Drita Beqiri*

E vërteta është e hidhur, Bujar Osmani nuk do të përmend BDI-në sepse çdo kapitull i karrierës së tij lidhet me premtime të parealizuara, projekte të dështuara dhe zhgënjim publik. Ai është fytyra klasike e “funksionarit të përjetshëm”, gjithmonë diku në krye, gjithmonë me fjalë të mëdha, por asnjëherë me vepra konkrete.

Si ministër i Shëndetësisë gjatë periudhës 2008 – 2011, Bujar Osmani premtoi spitale të reja në Shkup, Tetovë e Kumanovë. Asnjë spital nuk u ndërtua. Banorët e Çairit nuk harrojnë se gjatë çdo vizitë në Qendrën Klinike ishte tmerr dhe poshtërim, derisa Bujar Osmani shëtiste nga një studio televizive, në tjetrën.

Ndërkohë, si zëvendëskryeministër për euro integrime gjatë viteve 2017 – 2020 u dha shpresë shqiptarëve për ndërtimin e 12 kilometrave autostradë në drejtimin Shkup-Bllacë. Premtoi disa herë nisjen e punimeve por edhe sot e kësaj dite kjo rrugë ende është makth i përditshëm dhe një turp i pambyllur i mbi 20 vjetëve pushtet të BDI-së dhe Bujar Osmanit.

Bujar Osmani si ministër i Jashtëm e shiste veten si gardian i demokracisë perëndimore, duke shpallur “VETTINGUN” si kusht për çdo parti. Por ironia e zezë e historisë e goditi LIVE, në mes të fushatës, SHBA e futi në listën e zezë shefin e tij, Artan Grubin. Ky është standardi i BDI-së, ky është turpi që Bujar Osmani përpiqet ta fshehë.

Prandaj sot, në Çair, ai nuk guxon ta thotë me gojë BDI, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është sinonim i korrupsionit, i listave të zeza, i dështimeve dhe i zhgënjimeve që ka nënshkruar me dorën e vet. Bujar Osmani e ka të qartë se çdo banor i Çairit ia di CV-në, fjalë të mëdha, ZERO punë dhe kjo është NJOLLA që nuk shlyhet me fletushkat e tij që është duke i shpërndarë e as me fjalime boshe.

Bujar Osmani nuk është kandidati i Çairit, ai është kandidati i dështimeve të veta. Një politikan që mundohet të shpëtojë duke u fshehur nga emri i partisë së tij, është dëshmi e gjallë se nuk ka as moral, as vizion e as guxim dhe banorët e Çairit e dinë shumë mirë se kush ikë nga e kaluara e vet, nuk ka kurrë të ardhme.

Previous Post

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar i Kosovës

Next Post

Bujar Osmani me pako masash për pensionistët: ndihmë financiare, spital mobil dhe “Kartela Vitet e Arta”

Related Posts

OPINIONE

Latif Arifi: BDI nuk mund të fshihet pas propagandës kur faktet flasin vetë!

24/08/2025
Maqedoni

Hasim Memishi – Sopi me reagim thumbues: 20 vjet funksionar, s’bëre asnjë punë, tani të duken gjërat keq…

15/08/2025
OPINIONE

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që nuk u ditë kurrë!

14/08/2025
OPINIONE

Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e zgjodhi vetë

09/08/2025
Maqedoni

Ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Rijad Shaqirit: Marre të qoftë për përuljen ndaj Ali Ahmetit!

03/05/2025
Maqedoni

Azizi reagon ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

01/05/2025
Next Post

Bujar Osmani me pako masash për pensionistët: ndihmë financiare, spital mobil dhe “Kartela Vitet e Arta”

Bujar Osmani me pako masash për pensionistët: ndihmë financiare, spital mobil dhe “Kartela Vitet e Arta”

26/08/2025

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

26/08/2025

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar i Kosovës

26/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk