Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës i vizituan hapësirat e reja të Fakultetit të Arteve

07/11/2023
Drejtuesit e Universitetit të Tetovës i vizituan hapësirat e reja të Fakultetit të Arteve
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ahemti, e panë nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve në shtëpinë e Halim Beut, ku do të zhvillohet veprimtaria arsimore-shkencore e Fakultetit të Arteve, përkatësisht e Programit studimor të Artit Muzikor.
Ky objekt, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i është dhënë në shfrytëzim Universitetit të Tetovës. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, prej kohësh kanë qenë në koordinim me organet kompetente brenda qeverisë që ky objekt t’i kalojë në shfrytëzim Universitetit tonë. Ndërsa, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti shprehu vlerësimet e tij që Fakulteti i Arteve, konkretisht Programi studimor i Artit Muzikor do ta realizojë veprimtarinë e tij në këtë objekt me vlera historike dhe kulturore.
Dekani i fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Senad Abduli dhe stafi akademik i këtij fakulteti shprehën falënderimet dhe mirënjohjet e tyre për udhëheqësit e universitetit, që në planin e tyre të zgjerimit të infrastrukturës e kanë përfshirë edhe Fakultetin e Arteve, duke ia destinuar këtë objekt Programit studimor të Artit Muzikor.
Universiteti i Tetovës vazhdon të investojë në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës arsimore, duke bërë gjithmonë përpjekje për t'u ofruar studentëve kushtet më optimale të nevojshme për konsolidimin e njohurive dhe aftësive të tyre. Shtëpia e Halim Beut është ndërtuar nga Halim Deralla, i biri i Mehmet Pashë Derallës, në vitin 1929. Shtëpia është ndërtuar në stilin neobarok, por në organizimin e hapësirës ende ruan
ndarjen tradicionale të jetës private dhe publike.

Previous Post

Marvin Çuni si Ibrahimoviç, realizon eurogol në Serie A

Next Post

Osmani: BDI nuk ka interes nga rikthimi i Gruevskit

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Maqedoni

Nga 1 nëntori, marrja e patentës do t’ju kushtojë shumë më shtrenjt!

30/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës

30/10/2025
Maqedoni

Më 15 nëntor hyn në fuqi mbajtja e pajisjeve dimërore

30/10/2025
Maqedoni

ISHP: Deri tani nuk janë raportuar sëmundje për shkak të mbeturinave

30/10/2025
Maqedoni

Gripi, rritje krahasuar me sezonin e kaluar

30/10/2025
Next Post
Osmani: BDI nuk ka interes nga rikthimi i Gruevskit

Osmani: BDI nuk ka interes nga rikthimi i Gruevskit

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025

Noizy dhe Dhurata publikojnë “Atë ditë”

30/10/2025

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk