Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Drejtori sportiv i KB Çair, Alaudin Mustafa: Himnin e lëshojmë për të respektuar vendimet e FBMV-së, jo për frikë nga gjobat

20/10/2023
Drejtori sportiv i KB Çair, Alaudin Mustafa: Himnin e lëshojmë për të respektuar vendimet e FBMV-së, jo për frikë nga gjobat
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa kohësh, Këshilli Drejtues i Federatës së basketbollit të Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj solli vendim që para çdo ndeshje kampionale të Ligës së Parë patjetër të intonohet himni shtetëror, ndërsa klubi organzitor i ndeshjes, i cili nuk e respekton këtë vendim do të dënohet me 500 euro, shkruan Open-TV.

Ky dënim do të dyfishohet, nëse përsëritet në takimin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i klubit të vetëm shqiptar në elitën e basketbollit vendor, KB Çair, Alaudin Mustafa në një intervistë për Open-TV ka deklaruar se respektojnë vendimet e daluara nga bordi i Federatës, pasi garojnë nën rregullat e tyre, dhe jo se kanë frikë nga gjobat e FBMV-së, siç kanë shkruar disa media maqedonase.

Ai tregon se himni shtetëror para çdo ndeshje praktikohet edhe në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mustafa thotë se është për keqardhje që disa portale maqedonase vjellin vrerë ndaj KB Çair 2030.

“Ekipi ynë në asnjë moment nuk ka kundërshtuar intonimnin e himnës së RMV-së, pasi që ne garojmë me rregullat e FBMVë-së. Nëse federata sjell vendim për këtë gjë, neve nuk na mbetet asgjë tjetër përvec që ta respektojmë, pasi që vet sporti na mëson që mos të bëjm racizëm në mes kombeve, feve, dhe ngjyrave të njerëzve. Pavarësisht shkrimeve tendencizoe që janë bërë nëpër media kundrejt ekipit tonë, që ne si kryesi ende nuk e kemi të qart përse bëhen shkrime të tilla, ne kemi treguar respekt për vendimet e bordit të federatës”, deklaroi në fillim të intervistës Alaudin Mustafa, drejtor sportiv i BC Çair 2030 dhe shtoi:

“Klubi ynë nuk ësht pyetur për këtë gjë, pasi federata e ka bordin e vet për vendimmarrje, por edhe sikur të ishim pyetur ne nuk do kundërshtonim, ngase klubi jonë është multietnik. Ne jemi në gara për të shkruar historinë e fitoreve sportive dhe jo për ndonjë gjë tjeter”.

“Nuk ka ndonje prapavijë kjo gjë, sepse në të gjitha shtetet tjera intonohet himni i shtetit, para secilës lojë. Shembullin konkret e kemi në shtetin e Kosovës, ku vlejnë të njëjtat rregulla për intonimnin e himnit. E them edhe njëherë ne nuk kemi ndonjë ankesë për këtë vendim, e respektojmë pasi është sjell nga bordi i federatës”, tregon ai.

“Përpos sulmeve të mediave që po i dezinformojnë opinionin ne nuk shohin diçka tjetër që nuk ësht në regull. Disa portale maqedonase po nxisin urrejte, duke trilluar lloj-lloj lajmesh kundër klubit tonë, por ne si klub e dimë qëllimin e atyre shkrimeve, e i cili është-fitimi i ndonjë ‘like’ më shumë. Po mirë do të ishte të shkruajnë edhe për fitoret tona në sezonin e ri”, përfundoi intervistën e tij për Open-TV, Alaudin Mustafa, drejtor sportiv i BC Çair 2030.

BC Çair pas tre ndeshjeve të zhvilluara në sezonin e ri ka 2 fitore dhe 1 humbje, duke u renditur në vendin e pesët me 5 pikë. Të shtunën (ora 19:00) në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, BC Çairi e pret Vardarin. (Open-TV)

Previous Post

Pesë emisarët nesër me mëngjes në zyrën e Kurtit

Next Post

Spasovski: Ligji për amnisti nuk duhet të miratohet

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Aktuale

Kasami: Vota për Dautin është votë për jetë më të mirë për Tearcën!

10/09/2025
Aktuale

Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

10/09/2025
Aktuale

Mexhiti në takim me banorët e lagjes së Dizhonit: Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë

10/09/2025
Sport

Nëntë shtete refuzojnë të luajnë me Rusinë në turnetë UEFA dhe FIFA

10/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Next Post
Spasovski: Ligji për amnisti nuk duhet të miratohet

Spasovski: Ligji për amnisti nuk duhet të miratohet

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

10/09/2025

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk