Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Drejtori i CIA-s nis vizitën në Sarajevë dhe Beograd

20/08/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i CIA-s, William Burns, zhvilloi sot një takim në Sarajevë me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje Hercegovinës, Almir Xhuvo, dhe më pas shkoi në Presidencë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç.

Konakoviç zbuloi disa detaje të bisedës me amerikanin, duke e cilësuar vizitën të rëndësishme.

“Ky është një konfirmim që SHBA i mban në krye të prioriteteve këto zona, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Kjo do të thotë shumë për stabilitetin e rajonit tonë. Ardhja e njeriut të parë të CIA-s është mesazhi më i qartë i administratës amerikane për të gjithë në rajon dhe në botë se administrata amerikane është shumë e pranishme”, tha Konakoviç për gazetën boshnjake “Avaz”.

Për drejtorin e CIA-s, ai tha se “e njeh shumë mirë situatën”.

“Folëm për proceset në Bosnje Hercegovinë, rëndësinë e NATO-s dhe integrimit evropian, për atë që na shpejton dhe na ngadalëson, dhe në një pjesë kemi pasur edhe shkëmbime të informacioneve që nuk janë për publikun e gjerë. Mirëpo, është vetëm një konfirmim se administrata amerikane po merret seriozisht me Bosnje Hercegovinën, gjë që është shumë inkurajuese”, tha Konakoviç.

“Avaz” shkruan se Burns do ta vazhdojë vizitën e tij në rajon, duke shkuar nga Sarajeva në Beograd. I pyetur nëse ky është një mesazh për fokus më të madh të SHBA-së në rajonin tonë, Konakoviç tha: “Sigurisht që është. Ata do të shkojnë në disa destinacione të tjera në rajon dhe kjo tregon se ata po e shikojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, i cili është shumë i rëndësishëm për ne. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të qetësohet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të qetësohen disa pika të nxehta, t’i drejtohemi ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij rajoni, e jo konkurrencës dhe bërtitjes së vazhdueshme mbi faktet historike. Është e sigurt se edhe prania amerikane shkon në atë drejtim, në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe kthimit në atë që është më e rëndësishme për qytetarët”.

Previous Post

Ligjvënësit republikanë publikojnë raportin ku kërkohet shkarkimi i Presidentit Biden

Next Post

Mexhiti: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

Related Posts

Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Next Post

Mexhiti: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk