Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se më 17 tetor, nga ora 17:00, do të mbahet protestë paqësore në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, me mesazhin: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”.
Këtë e bërë të ditur kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, në konferencë për media sot në Tiranë.
“Pas protestave të mbajtura në Prishtinë dhe në Hagë, kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.Arsyjet janë të qarta. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, pas protestave të mbajtura në Prishtinë e Holandë, kanë vendosur që protestën e radhës ta organizojnë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë”, tha ai.
Gucati tha se arsyjet për organizimin e kësaj proteste janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik.
“Arsyjet janë të qarta dhe tashmë të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohen në Gjykatën Speciale kundër ish krerëve të UÇK-së”, deklaroi ai.
Kreu i OVL të UÇK-së ka shprehur mirënjohje qeverisë së shtetit shqiptar, për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështjeje madhore kombëtare.
“Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i qartë: drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë që po u bëhet atyre. Prandaj sot, nga kjo tryezë, iu drejtohemi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë, partive politike shqiptare, sidomos në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni: bashkohuni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Kjo nuk është çështje e disa individëve, por çështje dinjiteti, sakrifice dhe e së vërtetës sonë historike. Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësisë. Ju mirëpresim të gjithëve në Tiranë”, tha Gucati.