Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dr. Zekerija Bajrami: “Mos u përçani për partitë, vota është përgjegjësi dhe amanet!”

19/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hoxha i njohur Dr. Zekerija Bajrami ka drejtuar një mesazh të fortë vëllazëror dhe moral për qytetarët shqiptarë, duke bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi gjatë procesit zgjedhor.

Në porosinë e tij, Dr. Bajrami thekson rëndësinë e daljes masive në votime, duke e cilësuar si akt kombëtar dhe moral:

“Të dalim sa më shumë në votime, sepse me numrin tonë tregojmë se ne shqiptarët nuk jemi pakicë në këtë vend.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve që gjatë ditës së zgjedhjeve të sillen me dinjitet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve politike:

“Të mos shprehim arogancë, të mos zihemi e as të ofendojmë njëri-tjetrin, ngase ne jemi vëllezër dhe secili voton për atë që mendon se është më i miri.”

Në vijim, hoxha i njohur kujtoi se vota është amanet dhe përgjegjësi para Zotit, prandaj duhet dhënë vetëm atij që e meriton, jo për interesa personale apo partiake.

“Të mos na mashtroj interesi grupor apo personal. Vota është emanet, ndaj duhet t’i jepet atij që meriton.”

Duke folur për natyrën e pushtetit, Dr. Bajrami theksoi se posti nuk është privilegj, por përgjegjësi, duke kujtuar shembullin e dijetarit të madh Ebu Hanife, i cili u burgos për shkak të refuzimit të posteve.

Ai po ashtu theksoi se partitë janë të përkohshme, ndërsa populli mbetet përjetësisht bashkë:

>“Partitë vijnë e shkojnë, kurse populli mbetet. Partitë janë si uji që vjen e shkon, kurse populli është si rëra – mbetet në vend.”

Në fund, Dr. Bajrami u lut që zgjedhjet të kalojnë në paqe dhe harmoni:

“E lusim Allahun e Lartëmadhëruar që të na vetëdijësojë, të na udhëzojë dhe të kalojmë këto zgjedhje sa më mirë, të dalim faqebardhë dhe të jemi shembull për të mirë! Allahumme Amin!”

Previous Post

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me diell

Next Post

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani pas votimit: Sot është ditë feste dhe ditë historike!

19/10/2025
Maqedoni

Thyerja e heshtjes zgjedhore/ 20 shkelje dhe 47 postime në rrjetet sociale

19/10/2025
Maqedoni

KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:15 shkon në 9.3 për qind

19/10/2025
Maqedoni

“Jemi të zhgënjyer, duhej të kishte një listë të përbashkët”- kumanovari shpreson për më mirë

19/10/2025
Maqedoni

Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321

19/10/2025
Maqedoni

Toshkovski: Në katër raste është shkelur heshtja zgjedhore

19/10/2025
Next Post

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

Bujar Osmani pas votimit: Sot është ditë feste dhe ditë historike!

19/10/2025

Thyerja e heshtjes zgjedhore/ 20 shkelje dhe 47 postime në rrjetet sociale

19/10/2025

KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:15 shkon në 9.3 për qind

19/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk