Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-i

12/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp sot në Banja Luka i dërgoi një mesazh kërcënues komandantit të EUFOR-it, Florin-Marian Barb, i cili është nga Rumania.

“Ne shohim se këta, ai një komandant nga Rumania, po përpiqet të forcojë karrierën e tij me manifestime dhe kërcënime të ndryshme. Ndoshta ka parë një mundësi për të shkruar diçka të suksesshme në biografinë e tij. Kot i ka tanket. Nuk mendoj se ka përgjigje për vezët në kokë dhe disa gjëra të tjera. Nuk do t’i rekomandoja as ta kontrollonte sepse vezët serbe janë shumë më të forta se tjerat”, tha ai.

“Ai është i lirë të varë kërcënimet e tij në bishtin e maces, pavarësisht se është komandant i EUFOR-it”, shtoi Dodik.

Gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë Rusisë të vërë veto për zgjatjen e misionit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, kurse në fjalinë tjetër tha se nuk ka asgjë kundër misionit të EUFOR-it në BeH dhe shtimit të numrit të ushtarëve!?

“Këto ditë do të takohem në nivelin më të lartë me përfaqësuesit e Federatës Ruse dhe ndryshe nga të gjitha vitet e mëparshme kur kërkova që Altea të qëndrojë, tani do t’u kërkoj rusëve të vënë veton dhe të mos lejojnë një strukturë subversive që shpërdoron mandatin e OKB-së dhe na kërcënon ne serbët. Ne nuk e kemi aspak problem – të forcojmë praninë e tyre dhe të sillemi në përputhje me mandatin”, shtoi Dodik.

Edhe pse ai tha sot se EUFOR nuk ka mandat për të vepruar në rast nevoje për agjencitë e sigurisë vendase, kjo nuk është e vërtetë. Vetë zëvendësministri i Mbrojtjes i BeH, Aleksandar Goganoviq, i cili vjen nga radhët e Dodik, tha sot: “Roli i EUFOR-it, në përputhje me mandatin e caktuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është vendimtar dhe se EUFOR është një partner kyç i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës dhe institucioneve të tjera në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dodik bëri të ditur se EUFOR-i mund të sjellë 10,000 ushtarë, se ai nuk ka asnjë problem me këtë dhe më pas i tha gjeneralit rumun “të mos ngatërrohet”.

“Nëse nuk ju mjaftojnë 1000, sillni 10.000 njerëz. Ne nuk kemi problem. Por qëndroni në mandatin tuaj. Asnjë serb nuk do të qëllojë mbi ju dhe nuk do të bëjë asgjë, por serbët nuk janë të gatshëm të tolerojnë një pushtues. Dhe ky gjeneral rumun që po tallet është provë klasike e pushtimit. Ndoshta do ta shpallim forcë pushtuese”, tha për fund Dodik.

Previous Post

Mickoski: BDI-së nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatësve, por fshehja e krimit

Next Post

Deri më 2 prill zgjat aksioni i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për pagesën e borxheve pa interes të llogaritur

Related Posts

Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Botë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13/09/2025
Botë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13/09/2025
Botë

Kina përuron urën më të lartë në botë (VIDEO)

13/09/2025
Next Post

Deri më 2 prill zgjat aksioni i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për pagesën e borxheve pa interes të llogaritur

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk