Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dobësohet ekonomia e Rusisë, monedha ruse bie në vlerën më të ulët të një viti

07/04/2023
Dobësohet ekonomia e Rusisë, monedha ruse bie në vlerën më të ulët të një viti
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rubla ruse ka rënë në vlerën e saj më të ulët prej një viti, periudhë që përkon me kohën kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Monedha ruse ra në 82 rubla kundrejt dollarit amerikan të premten në mëngjes në bursën e Moskës, shkruan BBC.

Kjo rënie e monedhës ruse vjen pas valës së sanksioneve masive ekonomike nga shumë vende të botës dhe kryesisht Perëndimit.

Rubla gjithashtu ra me 2% në 90.06 kundrejt euros mëngjesin e së premtes.

Tregtarët thanë se rënia ishte e lidhur me disa faktorë, duke përfshirë çmimet më të ulëta të naftës në mars. Sipas tyre, ky element uli të ardhurat ruse dhe u pasua me shitjen e bizneseve perëndimore në Rusi pas pushtimit.

Vlera e rublës nuk ka rënë në këtë nivel që nga prilli 2022, megjithëse ishte edhe më e ulët menjëherë pas pushtimit, kur ra në 113 rubla për dollar amerikan. Monedha u stabilizua në korrik për të arritur në 50 rubla – por që atëherë ajo është dobësuar përsëri.

Presidenti Vladimir Putin ka këmbëngulur se ekonomia po qëndronte e fortë kundër sanksioneve ekonomike, por javën e kaluar ai pranoi se masat e marra për të ndaluar agresionin në Ukrainë mund të kenë një efekt negativ në Rusi.

Ministri rus i financave Anton Siluanov tha se rënia e fundit ishte e lidhur me ndryshimet në importet dhe eksportet në vend.

Në fillim të këtij viti, Rusia tha se ekonomia e saj ishte tkurrur me 2.1% në vitin 2022, shumë më pak se rënia prej 15% që ishte parashikuar.

Previous Post

Në Ditën Botërore të Shëndetit, studentët e UT-së organizuan aktivitete për ndërgjegjësimin e popullatës në parandalimin e sëmundjeve

Next Post

Tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit (VIDEO)

Related Posts

Botë

Kaos i ri në Francë, 800.000 njerëz pritet të dalin në rrugë

18/09/2025
Botë

​Sot shënohet Dita e Respektit

18/09/2025
Botë

Të shtëna me armë në Pensilvani, vriten 3 oficerë policie

18/09/2025
Botë

Aksident i katërfishtë në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

18/09/2025
Botë

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025
Botë

Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

17/09/2025
Next Post
Tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit (VIDEO)

Kasami: Tetova do të jetë shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike

18/09/2025

Hoxha: VLEN dhe Struga gati për fitore më 19 tetor

18/09/2025

“Transparenca”, Memishi: Seancat e Këshillit Komunal në Tearcë do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale!

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk