Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

“Do të luftojmë deri në fund” -Armando Broja optimist para përballjes me Serbinë

08/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë kundër Serbisë këtë të shtunë, sulmuesi i Burnleyt në Premier Ligë, Armando Broja, ka dalë në konferencë për media, ku ka folur me optimizëm për sfidën dhe objektivin e kuqezinjve për kualifikim në Kupën e Botës.

Broja u ndal te mungesa e golit me fanellën kuqezi, por theksoi se më e rëndësishme se gjithçka është fitorja e skuadrës.

“Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të marrim tre pikët. Normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin,” tha ai.

Sulmuesi shqiptar foli edhe për ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë, duke theksuar se ekipi është i përgatitur maksimalisht:
“Kjo është një ndeshje futbolli. Është shumë e rëndësishme, por ne jemi shumë të fokusuar sepse është ndeshje e madhe. Luajmë jashtë shtëpie. Bashkë si skuadër do bëjmë çfarë duhet në fushë.”

Ai shtoi se është gati të japë maksimumin në çdo pozicion:
“Ka mundësi të bëj gola edhe në krahun e djathtë të sulmit. Unë kam dëshirë vetëm të ndihmoj ekipin. Edhe trajneri më thotë që duhet të jem i përqendruar, sepse rasti do të dalë. Në ndeshje mund të ketë vetëm një rast dhe duhet të jem i fokusuar te ai rast për të shënuar.”

Sa i përket kualifikimeve, Broja mbetet i bindur se gjithçka është e hapur:
“Kemi shanse maksimale. Është grup i vështirë, sepse kemi dhe Anglinë. Do të luftojmë deri në fund. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme dhe jemi të fokusuar ta fitojmë.”

Përballja Serbi–Shqipëri zhvillohet të shtunën në orën 20:45, dhe mund të ndiqet në Klan Kosova, me emision para dhe pas ndeshjes.

Previous Post

“Më erdhi në maje të hundës me gjyqet – dëgjova që mori vendim…” rrëfehet autori i vrasjes së Astrit Kalajës

Next Post

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

Related Posts

Sport

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025
Sport

Real Madrid do të padisë UEFA-n

30/10/2025
Sport

Luciano Spalletti nënshkroi me Juventusin, ja sa do të përfitojë nga kontrata e tij…

30/10/2025
Maqedoni

Tragjedi në futbollin tetovar, vdes futbollisti shqiptar

30/10/2025
Sport

Kevin De Bruyne rrezikon Kupën e Botës pas një lëndimi të rëndë

29/10/2025
Sport

Bashkimi ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Muharem Muharemi

29/10/2025
Next Post

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025

Noizy dhe Dhurata publikojnë “Atë ditë”

30/10/2025

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk