Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Djegia e bredhit në Han të Elezit, arrestohen katër të dyshuar

28/12/2023
Djegia e bredhit në Han të Elezit, arrestohen katër të dyshuar
0
SHARES
65
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona si të dyshuar për djegien e bredhit në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit dhe vënien e afisheve r me mbishkrimin “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë, e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë.|, thuhet në një njoftim të Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Njoftimi i Policisë:

Sot orës 02:23 policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekipë e zjarrëfikësve kishte lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i Ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, njofton policia.

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë, e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Previous Post

Sindikata: Shpenzimet elementare të një familje katër anëtarëshe janë 56.522 denarë

Next Post

Vlera e Jasir Asanit bëhet milionëshe

Related Posts

Kosovë

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Kosovë

Lista Serbe kthen fushatën në lavdi për terroristin e Banjskës, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente

17/09/2025
Kosovë

KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

17/09/2025
Kosovë

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Kosovë

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Kosovë

Ish-diplomati amerikan për Thaçin: Trajtim i pazakontë ndaj një burrështeti që është vetëdorëzuar

16/09/2025
Next Post
Vlera e Jasir Asanit bëhet milionëshe

Vlera e Jasir Asanit bëhet milionëshe

*Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët*

17/09/2025

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk