Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

27/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë.

Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës së tij.

“Më shumë urdhra ekzekutivë do të miratohen”, u tha zoti Hegseth gazetarëve sot në Pentagon, në ditën e tij të parë të plotë në këtë detyrë.

Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.

Zoti Hegseth u përshëndet në hyrje të godinës (Pentagonit) nga ushtaraku më i lartë, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjenerali i Forcave Ajrore C.Q. Brown, të cilin sekretari i mbrotjes e ka kritikuar në një nga librat e tij të fundit.

I pyetur nëse do ta largonte nga detyra zotin Brown, zoti Hegseth u përgjigj me shaka se ai po qëndronte pranë tij.

“Po qëndroj pranë tij në këto momente dhe mezi pres të punoj me të”, tha ai duke i vendosur dorën mbi shpatulla zotit Brown.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ ka njoftuar më herët mbi mundësinë e shkarkimeve në masë të oficerëve apo drejtuesve të rangut më të lartë në ushtri, diçka që zoti Hegseth vazhdimisht refuzoi ta përjashtonte gjatë procesit të konfirmimit të tij në Kongres.

Emërimi i zotit Hegseth krijoi përçarje në Senat, pasi pozita e lartë në Pentagon historikisht u është besuar kandidatëve me përvojë të thellë në drejtimin e organizatave të mëdha, e që gëzojnë mbështetje të gjerë dypartiake./voa

Previous Post

Tensione në tubimin e VV’së në Skenderaj, ndërhyn edhe policia

Next Post

Fero hap zemrën, tregon se është më i dashuruar se kurrë

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post

Fero hap zemrën, tregon se është më i dashuruar se kurrë

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk