Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Dita e Grave në Shkencë, Lëvizja Demokratike alarmon se gratë shkencëtare nuk kanë mbështetje institucionale

09/02/2024
Dita e Grave në Shkencë, Lëvizja Demokratike alarmon se gratë shkencëtare nuk kanë mbështetje institucionale
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një rrugëtim i vështirë, për arritje të mëdha” ishte titulluar panel-diskutimi që e organizoi Lëvizja Demokratike me rastin e Ditës ndërkombëtare të Grave në Shkencë.

Panelistët Doc.Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, ligjëruese në UNT- Fakulteti i Shkencave Juridike dhe anëtare e Bordit të OJQ Rrjeti i Grave në Shkencë, Prof.Dr. Astrit Iseni ligjërues në USHT-Fakulteti i kulturës fizike, Doc. Dr. Besa Kadriu, ligjëruese në UEJL- fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe nënkryetare e Lëvizjes BESA, D-r.Semiha Selam, specializante në ORL, Qendra Klinike universitare-Shkup, para mysafirëve të shumtë u përqendruan kryesisht në sfidat me të cilat përballen gratë që merren me shkencë dhe mbi të gjitha për mungesën e mekanizmave institucional për të mbështetur gratë shkencëtare.

Profesoresha Kaltrina Zekolli Shaqiri me këtë rast tha se qëllimi duhet të jetë synimi që të nxisim dëshirën për veprim të çdo gruaje që eksperiencën e saj të fituar gjatë niveleve të ndryshme arsimore, apo shkencore ta shfrytëzojë në të mirë të përgjithshme me çka do të arrihet edhe mundësia për bashkëpunim midis grave jo vetëm në vend dhe rajon. Ajo tha se misioni është promovimi i grave në fushën e kërkimit shkencor, krijimi i mundësive për avancimin e grave në jetën kërkimoro-shkencore, mbështetja e grave që njohuritë e fituara nga profesioni i tyre ti përdorin në të mirë të përgjithshme, inkurajimi i grave që eksperiencën e tyre nga fusha e dijes dhe kërkimit ta promovojnë në vend dhe rajon, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i grave kërkuese në realizimin e hulumtimeve në fusha shkencore të interesit të ngjashëm, përkrahje profesionale e studiueseve të reja të cilat duan të arrijnë ngritje individuale në fushën e arsimit dhe shkencës, avancimi i kapaciteteve dhe aftësive studiuese të grave dhe vajzave, përforcimi i shkathtësive dhe aftësive të grave në fushën e kërkimit shkencor.

Nga ana tjetër profesoresha Besa Kadriu vuri në dukje faktin se gratë që merren me shkencë vazhdimisht hasin në mungesë të mbështetjes institucionale. Por bëri thirrje që gratë asnjëherë mos të dorëzohen nga kontributi në shkencë edhe përskaj sfidave të jashtëzakonshme, sepse ato ashti siç janë shtyllë tejet e rëndësishme e shoqërisë janë edhe shtyllë bartëse e shkencës.

Për gratë në shkencë foli edhe profesori universitar Astrit Iseni sipas të cilit janë burrat ata që duhet bërë shumë më shumë që ti mbështesin gratë në arritjet e tyre shkencore, sepse suksesi i grave në shkencë sot është i dëshmuar me arritjet e tyre të shumta në fusha të ndryshme.

Edhe doktoresha Semiha Selam tha se gratë duke qenë shtylla kryesore e familjes, nëna, bashkëshorte, motra, s’ka arsye se përse mos të jenë edhe shtylla kryesore në fushën e shkencës, e kërkimeve shkencore, e zbulimeve shkencore, sepse gruaja është në fakt dora që lëviz njerëzim.

Vuri në dukje se është mit më të thuhet se shkenca është e burrave, sepse shkenca është e të gjithëve.

Selam përçoi porosinë se gruaja duhet të fuqizohet përmes mekanizmave institucional, t’i zgjerohen asaj përgjegjësitë dhe pushteti ndërsa shtoi se jemi dëshmitarë se një gjë e tillë nuk është aspak në nivelin e dëshiruar në Maqedoninë e Veriut.

Previous Post

LSM kundërshton vendimin e Supremes që shteti ta marrë në pronësi shtëpinë e punëtorëve

Next Post

Konfirmohet vizita e Blinkenit në Shqipëri

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post
Konfirmohet vizita e Blinkenit në Shqipëri

Konfirmohet vizita e Blinkenit në Shqipëri

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk