Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në mesnatë heshtja zgjedhore

22/04/2024
Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në mesnatë heshtja zgjedhore
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatët për president sot kanë ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, para heshtjes që nis sonte në mesnatë.

Heshtja parazgjedhore do të zgjasë deri më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës. Në ekstraktet nga Lista Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore apo konsullore do të votojnë 2.569 zgjedhës.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 zgjedhës.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare janë regjistruar 534 zgjedhës, të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president – pesë burra dhe dy gra.

Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga e majta, Maksim Dimitrievski – Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovska – GROM, Arben Taravari nga Koalicioni “Vredial”. Osmani i përkrahur nga fronti evropian.

Tubimet e fundit

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sonte do të mbaj tubimin përmbyllës në sheshin Skënderbeu në Shkup.

Kandidati për president nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, sot do t’i përfundojë aktivitetet e tij parazgjedhore me tubim në Manastir, ndërsa do të ketë takime me qytetarët në Demir Hisar dhe Resnjë.

Kandidatja për presidente e shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë programin e saj para qytetarëve në Lozovë, Karbinci, Probishtip dhe Shtip.

Lëvizja – ZNAM do të mbajë konferencë për media në selinë e partisë në Shkup, të cilës do ta mbajë dr. Zllate Mehmedovic.

Ndonëse sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, prezantimi i programeve të partive për zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të vazhdojë edhe në këto ditë heshtjeje parazgjedhore.

Previous Post

Diaspora nesër voton, ja sa janë paraqitur edhe pse atje ditë pune

Next Post

1.814.317 me të drejtë vote në vend

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
1.814.317 me të drejtë vote në vend

1.814.317 me të drejtë vote në vend

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk