Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dita e dytë e pauzës humanitare në Gaza, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit

25/11/2023
Dita e dytë e pauzës humanitare në Gaza, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e dytë e pauzës humanitare në Gaza, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit

Në ditën e dytë të pauzës humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, shkatërrimet e tmerrshme dhe skenat apokaliptike të lënë pas nga sulmet e pamëshirshme të ushtrisë izraelite janë të dukshme në çdo hap.

Kameramanët e Agjencisë Anadolu regjistruan shkatërrimin në të gjithë Gazën ku u shkatërruan shtëpitë e mijëra palestinezëve dhe infrastruktura civile.

Dita e dytë e pauzës humanitare në Gaza, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit https://t.co/wu47hYS3hA pic.twitter.com/OCLIyXGY2s

— Anadolu Shqip (@aa_albanian) November 25, 2023

Në mesin e ndërtesave të shkatërruara është ndërtesa e Këshillit Legjislativ Palestinez, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite më 16 nëntor. Bombardimi i saj qarkulloi në rrjetet sociale dhe shkalla e shkatërrimit është e dukshme vetëm tani.

Gjithashtu shfaqet ndërtesa e Qendrës Kulturore “Rashad Shaw” në qendër të qytetit të Gazës, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite.

Videot përfshijnë gjithashtu pamje nga qyteti Beit Hanoun, në verilindje të Gazës, ku vendbanime të shumta u shkatërruan nga sulmet izraelite.

Pauza humanitare katër-ditore midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit hyri në fuqi të premten në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, duke ndaluar përkohësisht sulmet për shkak të shkëmbimit të të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave.

Me hyrjen në fuqi të pauzës humanitare, mijëra palestinezë të zhvendosur pas javëve të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre për të kontrolluar pronën dhe për të kërkuar anëtarët e familjes.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor, janë vrarë 14.854 palestinezë, përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe mbi 4.000 gra.

Në Izrael, 1.200 persona humbën jetën, përfshirë më shumë se 310 ushtarë ndërsa 5.132 të tjerë plagosën.

Previous Post

Grushta te futbolli i femrave, Tirana-Vllaznia ndërpritet prej sherrit

Next Post

BDI-ja kundër shfuqizimit të qeverisë teknike

Related Posts

Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Next Post
BDI-ja kundër shfuqizimit të qeverisë teknike

BDI-ja kundër shfuqizimit të qeverisë teknike

Kiara dhe Luizi së shpejti në një bashkëpunim muzikor?

15/10/2025

Këto janë 28 kombëtaret që siguruan biletën për në Botëror

15/10/2025

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk