Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

​Diskriminimi i klubeve shqiptare në Luginë, kërkohet ndihma nga Kosova – përgjigjet MKRS-ja

12/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brutaliteti i ndërhyrjes së policisë serbe ndaj futbollistëve shqiptarë të klubit të futbollit Tërnoci në Preshevë, ka ngritur alarmin për nevojën që institucionet shtetërore të Kosovës të tregohen më vigjilente në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Pas ndeshjes KF Tërnoci – Mladost, në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës, policia serbe shkaktoi incident, duke hyrë në zhveshtoren e klubit shqiptar dhe keqtrajtoi lojtarët dhe stafin teknik, madje ushtroi dhunë fizike ndaj tyre.

Kryetari i KF Tërnoci, Jusuf Hasani thotë se diskriminimi ndaj klubeve shqiptare nga Serbia është në shkallë të lartë. Ai bën thirrje që shteti i Kosovës, përkatësisht Ministria e Sportit, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur klubet shqiptare në Luginë.

“Po, presim me siguri, ndoshta një mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria dhe besoj që në të ardhmen do të funksionojmë edhe më mirë, por kemi kërkuar edhe nga instancat e sigurisë që siguria jonë të jetë më e madhe e jo sikur që e keni parë në Bosteligrad…Kërkesat tona të më hershme që i kemi bërë para disa viteve, na ka thënë që është e rregulluar me ligj që Federata e Futbollit të Kosovës nuk mund ta ndihmojë një klub jashtë territorit të Kosovës dhe ne e kemi kuptuar këtë, por po besoj që do të ishte gjendur ndonjë mundësi siç bën Serbia për klubet e veta në Kosovë edhe jashtë Serbisë, besoj që edhe Kosova edhe Shqipëria do të kishin mundur ta gjejnë një mundësi”, deklaron Hasani.

Për këto kërkesa përgjigje kanë dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit. Fidan Shatri, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Sport pranë kësaj ministrie, ka thënë për KosovaPress se janë duke shikuar mundësitë që sportistët dhe klubet sportive në Luginën e Preshevës të ndihmohen edhe financiarisht.

“Ndoshta, në të kaluarën dhe në të tashmen ka pasur raste, ka pasur mbështetje direkte nga qeveria për Luginën e Preshevës. Në rastin e Ministrisë së Sportit, infrastruktura ligjore nuk na e ka mundësuar t’i mbështesim me buxhet direkt klubet, por do të rregullohet në këtë drejtim që t’iu jepet kjo mundësi dhe besoj që edhe do të përfitojnë sportistët, por edhe klubet sportive si organizata sportive”, deklaron Shatri.

Përveç Kosovës, klubeve nga Lugina është kërkuar t’iu jepet ndihmë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas trajnerit, Jusuf Tortoshi, shtetit serb synon shkatërrimin e sportit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Ata janë popull, që kudo që ndodhen shqiptarët, ku ekziston ndonjë klub shqiptar, ata veç mundohen ta bëjnë shkatërrimin e jo avancimin e përparimin, kështu që është një situatë alarmante atje. Nuk e di sa mund të durojnë. Nëse kështu duan të ekzistojnë, mund të ekzistojnë e tani çdo klubi ndoshta i duhet pak ndihmë, sidomos atje, ndihmë financiare, apo se si do të realizohej, nëse ka mundësi Federata jonë apo e Shqipërisë, por janë klubet edhe në Kosovë që kanë nevojë për ndihmë financiare”, ka thënë Tortoshi.

Analisti dhe gazetari i sportit, Reshat Ibraimi, thotë se ky është rast ideal ku federata dhe shteti i Kosovës duhet të dëshmojnë mbështetjen e tyre për klubet shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Natyrisht, edhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk duhet të mbetet anash, duhet së paku ta bëjë një reagim në UEFA dhe të tregojë se ato klube nuk janë vetëm dhe meritojnë të garojnë në mënyrë sportive, dhe jo të shkojnë nëpër ndeshje dhe të mos e dinë se çfarë do t’iu ndodhë… Sa i përket Ministrisë së Sportit, mendoj se duhet ta bëjë një gjë të tillë, duhet të ndajë fonde që t’i mbështesin klubet sportive në Luginën e Preshevës, sepse vërtet ato klube, jo vetëm të futbollit, por ka edhe klube të tjera, është edhe klubi i femrave Presheva, duhet të ndihmohen, sepse ato klube mezi gjejnë mjete që të mbijetojnë dhe të marrin pjesë në gara”, thekson Ibrahimi.

Ndryshe, kryetari i KF Tërnocit ka bërë të ditur për KosovaPress, se janë duke përgatitur që rastin e sulmit të policisë serbe ta dërgojnë në UEFA, derisa ka shtuar se janë në kontakte edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, për hapat e mëtutjeshëm./kp

Previous Post

Arrestime të reja për zjarrin në Koçan, ish ministra e drejtora po hetohen!?

Next Post

BDI: Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij

Related Posts

Aktuale

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16/05/2025
Rajon

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

16/05/2025
Aktuale

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

16/05/2025
Botë

Kroaci: E përndoqi 26 vjeçaren dhe tentoi ta vriste mikun e saj, arrestohet shqiptari

15/05/2025
Rajon

Tërmet pranë ishullit grek, shkakton alarm për cunami

14/05/2025
Rajon

Politikani serb publikoi imazhe: Vuçiq është ulur në rreshtin e fundit pas shefit të tij, Putin

09/05/2025
Next Post

BDI: Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk