Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Disa makina dhe një dyqan i shqiptarëve u dogjën” – BDI: Institucionet e vendit po heshtin para veprimeve të urrejtjes, shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit

02/12/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, mbrëmjen e kaluar, në Kumanovë janë djegur disa makina dhe një dyqan i shqiptarëve u dogjën, që siç thonë, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar, përcjell TV21. BDI tha se, qeveria dhe institucionet e vendit nuk po arrijnë të garantojnë siguri për qytatarët dhe shtoi se, mesazhi që po dërgohet është se, shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit.

BDI kërkoi ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar që sipas tyre, vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

“Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur qeveria nuk arrin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Qartë është bërë e ditur se nga kjo qeveri e verbuar dhe e njëanshme nuk mund të presim as drejtësi dhe as përgjegjësi. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshmeNgjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur institucionet nuk mund të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur ato heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme”, tha BDI.

Previous Post

Iseni: MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi

Next Post

BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

16/09/2025
Maqedoni

Albi Qamili publikon fotografinë e kandidatëve të VLEN: Kjo është lista e rinisë dhe e shpresës për Tetovën

16/09/2025
Next Post

BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

16/09/2025

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk