Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Diplomatët nga e gjithë bota diskutojnë në Davos për Ukrainën. A do të gjejnë një formulë paqeje?

14/01/2024
Diplomatët nga e gjithë bota diskutojnë në Davos për Ukrainën. A do të gjejnë një formulë paqeje?
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin e hapjes herët në mëngjes ku merrnin pjesë 81 zyrtarë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Zoti Zelenskiy u përfaqësua në bisedimet e së dielës nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesja e posaçme e Shteteve të Bashkuara për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës.

Penny Pritzker, si dhe James O’Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet t’i drejtohen punimeve të Forumin Ekonomik Botëror, i cili hapet zyrtarisht të hënën në mbrëmje.

Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.

Parimet, tha ajo në një deklaratë javën e kaluar, duhet të përbëjnë bazën për fazat e ardhshme të procesit të paqes.

Vëmendja në Davos është përqendruar tek roli i vendeve në zhvillim në bisedimet për formulën e paqes në Ukrainë.

Shumë nga vendet e paangazhuara nga Afrika, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia, që kanë qëndruar kryesisht mënjanë lidhur me çështjen e Ukrainës, do të takohen këtë javë në vendpushimin malor zviceran.

E mbështetur fuqishëm nga aleatët e saj, Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk do të dorëzohet derisa të çlirojë çdo pjesë të territorit të marrë nga Rusia.

Previous Post

Iniciativa e mrekullueshme e tifozëve të Liverpool, Eriksson për një ndeshje trajner i “The Reds”

Next Post

Francë: Pesë persona vdesin duke u përpjekur të hipnin në varka në temperatura të ulëta

Related Posts

Botë

Momente të frikshme në aeroportin e Malpensës, një person i vë flakën sportelit të biletave (VIDEO)

20/08/2025
Botë

‘President i paqes!’ Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

20/08/2025
Botë

Mbi 1100 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë

19/08/2025
Botë

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara, Rutte: Do vazhdojmë të ndërtojmë një aleancë më të fortë

19/08/2025
Botë

Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

19/08/2025
Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Next Post
Francë: Pesë persona vdesin duke u përpjekur të hipnin në varka në temperatura të ulëta

Francë: Pesë persona vdesin duke u përpjekur të hipnin në varka në temperatura të ulëta

20/08/2025

VLEN: 1.000 denarë zbritje mujore në faturat e energjisë për familjet më të rrezikuara!

20/08/2025

Murtezani: Instrumenti për reforma do të sjellë roaming më të lirë dhe energji më të sigurt

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk