Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Dimitrieska-Koçoska prezantoi Propozimin e Buxhetit të vitit 2026 – Vazhdojmë me qëllimin e qartë për përshpejtimin ekonomik dhe konsolidimin fiskal

28/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Qeveria miratoi Propozimin e Buxhetit të vitit 2026, ku sipas ministres së Financave Gordana Dimiritrieska-Koçoska, paraqet vazhdimin e trendeve pozitive në ekonomi, me qëllimin e qartë – arritjen e rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe zbatimin e konsolidimit fiskal përmes disiplinës rigoroze fiskale.

“Politika fiskale e vitit 2026 do të orientohet në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përkrahjen e aktivitetit ekonomik. Do të vazhdojmë me masat për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe rritjen e inkasimit të të ardhurave buxhetore. Buxheti derivon nga projeksionet reale, respektivisht të ardhurat do të planifikohen sipas mundësive reale dhe shpenzimet do të orientohet drejt prioriteteve strategjike. Konsolidimi gradual fiskal dhe menaxhimi i disiplinuar i financave publike gjithashtu do të vazhdojnë për të pasur efikasitet dhe llogaridhënie më të madhe në shpenzimin e mjeteve buxhetore. Shpenzimet jothelbësore do të reduktohen dhe përkrahja për qytetarët dhe ekonominë do të zbatohet sipas kritereve të qarta dhe me monitorim të përforcuar”, theksoi ministrja.

Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar të jenë 374.7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 413.9 miliardë denarë. Me këtë, vazhdojmë me zbatimin rigoroz të disiplinës fiskale, ku rritja është më e theksuar në anën e të ardhurave sesa në atë të shpenzimeve. Në këtë mënyrë, deficiti buxhetor është 39.2 miliardë denarë, përkatësisht 3.5 të PBB-së, që paraqet ulje për 0.5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2025”, tha ministrja e Financave.

Ajo theksoi se Ministria e Financave i derivon projeksionet e saj për vitin 2026 në kërkesat e propozuara buxhetore nga shfrytëzuesit buxhetorë, të udhëhequra nga parimet reale, menaxhuese ekonomike dhe efektive. Në këtë mënyrë, gjatë planifikimit janë marrë parasysh vetëm shpenzimet e domosdoshme me të cilat mundësohet funksionimi normal i institucioneve, si dhe sevisimi i rregullt dhe përmbushja e detyrimeve në të gjitha aspektet.

Siç theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska, një theks të veçantë në buxhet ka komponenti zhvillimor, i mbështetur me nivel të lartë të investimeve kapitale të projektuara në vlerë prej 40.5 miliardë denarë.

“Realizimi i projekteve kapitale të financuara nga buxheti që janë në fazë maturimi pritet të përshpejtohet, por në të njëjtën kohë pritet të fillojë edhe zbatimi i projekteve që janë paralajmëruar në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, por edhe në shëndetësi dhe arsim. Kontribut pozitiv në investime pritet edhe nga realizimi i projekteve infrastrukturore në komuna gjatë periudhës së ardhshme. Pikërisht presim që këta projekte kapitale të bëhen shtytësi kryesor i rritjes ekonomike në vitin 2026, që është projektuar të jetë 3.8%. Rritja pozitive pritet të rezultojë nga rritja e investimeve private, si dhe nga konsumi privat i përkrahur nga rritja e pagave dhe pensioneve”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska.

Në vitin 2026 me buxhetin e propozuar që u miratua nga Qeveria sigurohen pagesa të rregullta të pagave dhe pensioneve, si dhe transfertat sociale të vazhdueshme.

Siç theksoi ministrja, për transfertat sociale janë projektuar 206.3 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 6.7%, për pagat 52.6 miliardë denarë, ose 7% më shumë se gjatë këtij viti, si dhe 116.8 miliardë denarë për pensionet, që paraqet rritje prej 9.7%.

Ministrja potencon se vazhdojnë masat për sigurimin e menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, ulja graduale e shpenzimeve dhe niveli i qëndrueshëm i deficitit buxhetor dhe borxhit publik.Ministrja gjithashtu nënvizoi se kjo do të arrihet nëpërmjet kontrollit rigoroz të ndërmarrjes së detyrimeve të reja dhe respektimit të limiteve buxhetore, planifikimit të kujdesshëm të punësimeve të reja sipas mundësive buxhetore, inkasimit më të mirë të të ardhurave vetanake nga institucionet publike, uljes së kostove joproduktive dhe shfrytëzimit racional të mjeteve publike, planifikimit real dhe realizimit në kohë të shpenzimeve kapitale, riprojektimit të sistemit të subvencioneve dhe transfertave sociale me kritere më rigoroze, përforcimit të disiplinës dhe transparencës fiskale, si dhe dixhitalizimit të proceseve për shërbime publike më efikase dhe me cilësi më të lartë.

Previous Post

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Next Post

Futboll,nesër nis xhiroja e 11-të

Related Posts

__kateg

Mehazi: Thaçi në Tetovë ka më shumë vota se Taravari e Sela. Ahmeti duhej ta afronte Thaçin

28/10/2025
__kateg

Mickoski është takuar me Kasamin, tregon për çfarë kanë biseduar

27/10/2025
__kateg

Zgjedhjet lokale, Arsim Dalipi merr mbështetjen e Besnik Asanit

26/10/2025
__kateg

Aksion policor, arrestohen katër persona në Shkup

25/10/2025
__kateg

Mexhiti: Çairi po ecën përpara, çdo ditë me projekte që përmirësojnë jetën në çdo lagje

23/10/2025
__kateg

Mexhiti: Ali Ahmeti e dogji edhe lojtarin e fundit, Bujar Osmanin

22/10/2025
Next Post

Futboll,nesër nis xhiroja e 11-të

Renditja e penalltive në Serie A pro dhe kundër, kush ka pasur më shumë dhe kush ka vuajtur më shumë deri më tani

29/10/2025

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025

PSG në krye të futbollit europian, mbyll sezonin me një xhiro prej 837 milion euro

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk