Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Kontabilitet me zbatim të standardeve ndërkombëtare për konkurrencë më të madhe të kompanive dhe zhvillim të ekonomisë

04/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave në bashkëpunim me Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar janë duke punuar në mënyrë aktive për avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë fjalimit në Konferencën e dytë rajonale të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Përvoja, profesionalizmi dhe përgjegjësia e profesionit të kontabilistit janë mjete kryesore në analizën e të gjitha të dhënave që janë bazë për miratimin e vendimeve të drejta afariste. Kontabilisti profesionist dhe përgjegjës ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përgatitjen dhe nënshkrimin e llogarisë vjetore, raporteve financiare dhe raportimeve tatimore, të cilët kanë rol kryesor për shtetin. Kështu, Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar ka rol të rëndësishëm në avancimin dhe ngritjen e profesionit të kontabilitetit dhe krijimin e kontabilitetit me zbatimin e standardeve të pranuara nga vendet e zhvilluara, që ndikojnë në konkurrencën e kompanive vendore dhe mundësinë e bashkëpunimit në nivel global”, tha ministrja dhe iu referua rëndësisë së kontabilistëve, që janë aspekti krucial financiar i kompanive dhe se zhvillimi i aftësive të tyre çon në zhvillimin e kompanive dhe ekonomisë së përgjithshme.

Ajo theksoi se po punohet mbi ligjn e ri të kontabilistëve që është në përputhje me kërkesat e legjislacionit evropian, përkatësisht me Direktivën e raportimit korporativ të qëndrueshmërisë dhe praktikave të duhura ndërkombëtare, si dhe për zbatimin e standardeve ESG (Environmental, Social, Governance) përkatësisht mjedisin jetësor, përgjegjësinë dhe menaxhimin shoqëror që janë themele për krijimin e biznesit të qëndrueshëm, që bëhen gjithnjë e më aktuale.

Konferenca u mbajt në Shkup, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar.

Previous Post

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Next Post

Stuhitë dhe tornadot godasin SHBA-në, të paktën shtatë viktima

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post

Stuhitë dhe tornadot godasin SHBA-në, të paktën shtatë viktima

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk