Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Dimitirieska-Koçoska në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

22/10/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga dita e sotme e deri më 26 tetor, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska do të qëndrojë në Washington të SHBA-së, ku do të marrë pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me ç’rast do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare, me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së, si dhe takime bilaterale me kolegët e tyre.

Në kuadër të takimeve vjetore, ministrja Dimitrieska-Koçoska do të takohet me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kammer, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers, me drejtorin alternativ ekzekutiv Luc Dresse, si dhe me Jeroen Clicq, i cili do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv dhe Marnix van Rij, i cili do të jetë drejtori alternativ ekzekutiv në FMN. Në këto takime do të marrë pjesë edhe Annette Kyobe, shefe e misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimeve do të theksohen hapat e ndërmarra në drejtim të stabilizimit të financave publike, si dhe planet për konsolidimin fiskal dhe sigurimin e rritjes ekonomike.   

 

Me përfaqësuesit e lartë të Grupacionit të Bankës Botërore do të diskutojmë për vazhdimin e bashkëpunimit të deritashëm dhe për përkrahjen që ka marrë vendi në vitet e kaluara. Janë planifikuar takime edhe me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonella Bassani, drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Eugene Rhuggenaath, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Ministrja është paraparë që gjatë qëndrimit të realizojë takim edhe me zëvendëskryetarin rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare KFN (IFC), Alfonso Garcia Mora, me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së, ku do të konfirmohet përkrahja që merr Ministria e Financave gjatë realizimit të përcaktimeve të saj programore, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve financiare me të cilat vendi bashkëpunon gjatë procesit të emetimit të euroobligacioneve.

Gjatë qëndrimit të saj të punës në Washington, ministrja Dimitrieska-Koçoska do të zhvillojë takim me diasporën e Maqedonisë në SHBA, me ç’rast do të ketë mundësi të diskutojë për mënyrën se si ata jetojnë dhe veprojnë në shoqërinë amerikane, si dhe për politikat që zbaton Qeveria, të cilat janë në drejtim të përforcimit të lidhjeve me mërgimtarët.

Në takimet e rregullta vjetore, ku merr pjesë ministrja e Financave së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, do të diskutohet për perspektivën ekonomike botërore, stabilitetin financiar global, stimulimin e rritjes ekonomike, ndikimin e ndryshimeve klimatike, si dhe për sfidat ekonomike.

Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore mbahen në nivel vjetor, respektivisht në muajin tetor dhe hapin mundësi për dialog mbi temat aktuale në suaza globale ndërmjet ministrave të Financave, guvernatorëve, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, sektorit civil, akademikëve etj.

Previous Post

Debati mes Vullnetit dhe Gold Ag përmendet në Big Brother, vjen reagimi i këtij të fundit

Next Post

Ligji i Branitellave, Levica padit kryetarin e Kuvendit

Related Posts

Maqedoni

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës

15/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Maqedoni

DPHM: Nesër rikthehen reshjet e shiut, temperaturat do të bien ndjeshëm

15/05/2025
Aktuale

Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

15/05/2025
Maqedoni

Brenda 3 viteve, 457 persona kanë vdekur në aksidente trafiku

15/05/2025
Aktuale

Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetsisë

15/05/2025
Next Post

Ligji i Branitellave, Levica padit kryetarin e Kuvendit

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës

15/05/2025

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025

Trump: Asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bëhemi bashkë

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk