Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Dilemat politike,liderët e VLEN-it sonte definojnë fatin e koalicionit

11/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krerët e koalicionit VLEN përsëri përmes një takimi do të tentojnë të tejkalojnë dallimet brenda koalicionit. Grupet e punës do të diskutojnë për formimin e një partie politike dhe për pjesmarrjen e tyre në zgjedhje lokale. Përderisa vazhdojnë paqartësitë në lidhje me atë se a do të mbetet ASh-ja e Taravarit, pjesë e këtij koalicioni, ky i fundit shpreson që grupet e punës të arrijnë zgjidhje të pranueshme.

“Po, jemi duke biseduar, jemi duke negociuar, ka shqetësime, është evidente. Tashmë çdokush e sheh, por ne do të vazhdojmë me takimet. Sonte kemi takimin e rregullt përsëri. Kështu që negociatat brenda VLEN-it nuk ndalen. Besoj se grupet e punës do të vazhdojnë të punojnë edhe do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë, me të vetmin qëllim, që të mos ketë frustracione dhe pakënaqësi nëpër partitë, të cilat e përbëjnë VLEN-in.”, – deklaroi Arben Taravari nga ASh.

Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasmai, shprehet optimist se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë ashtu siç ka funksionuar në zgjedhjet parlamentare. Pret që sonte të arrihet një marrëveshje definitive.

“Ka disa opsione në tavolinë dhe unë besoj që sot përfundimisht do të kemi një vendim si koalicion se si do të shkojmë më tutje dhe unë shpresoj se të gjithë do të reflektojnë dhe koalicioni edhe në zgjedhjet lokale do të dalë ashtu si në zgjedhjet parlamentare.”, – theksoi Bilall Kasami nga Lëvizja “Besa”.

Ndërkohë, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se partitë politike pjesë e këtij koalicioni nuk duhet ta trajtojnë pjesëmarrjen e tyre thjesht si një operacion statistikor, por si një angazhim të sinqertë për ndryshim.

“Procesin e bashkëpunimit brenda VLEN-it as kur e kemi bërë, as tani nuk e shohim si operacion statistikor ose përqindje kush sa merr, por si një shpresë që duhet të artikulohet për të vazhduar ndryshimi edhe më tej. Andaj pritshmëritë tona vazhdojnë të jenë të mëdha, njejtë sikur që është gatishmëria për të vazhduar edhe më tutje bashkë.”, – u shpreh ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Përndryshe dallimet brenda koalicionit VLEN u bënë të ditura pas deklaratave të Taravarit se brenda VLEN-it nuk ka koordinim të duhur, ndërsa nuk mohoi se ka komunikim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje që Taravari të deklarohet nëse do të shkojë me BDI-në apo do të qëndrojë brenda VLEN-it, kurse Taravari ofertat e partive përbërëse të koalicionit i sheh si ultimatum.

Previous Post

Memorandum bashkëpunimi mes BFI-ve të RMV-së dhe Bosnjës

Next Post

E rëndë në Prishtinë! Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën 26 vjeçarja

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Maqedoni

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

09/05/2025
Aktuale

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

09/05/2025
Maqedoni

“One Stop” edhe në Tabanoc

09/05/2025
Next Post

E rëndë në Prishtinë! Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën 26 vjeçarja

Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi

09/05/2025

Fejohet Oriola Marashi?

09/05/2025

5 këshilla të thjeshta për të menaxhuar stresin dhe për të pasur jetë më të qetë

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk