Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dilemat politike në VLEN, Taravari: Nuk do të takohem me Ai Ahmetin

12/04/2025
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se pas mbledhjes së mbrëmshme të koalicionit VLEN, u tha se nuk ka mosmarrëveshje brenda koalicionit dhe se ai qëndron kompakt dhe i bashkuar, ende mbetet e paqartë nëse koalicioni do të garojë me lista të përbashkëta, si një subjekt i vetëm në zgjedhjet e ardshme lokale. I pyetur sot se si do të bashkëpunojnë në zgjedhje dhe si janë raportet e koalicioni, ministri i Shëndetësisë dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari tha sot se po vazhdojnë negociatat dhe se do të dalin publikisht me qëndrimet e tyre. Ndërkaq, ai mohoi se po zhvillon takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Gazetari: A jeni takuar me Ali Ahmeti në këto kohë?

Arben Taravari: Jo

Gazetari: A do të takoheni?

Arben Taravai: Jo

Liderët e koalicionit VLEN u takuan mbrëmë në selinë në Shkup, ku për rreth dy orë, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik. Edhe pse, para takimit u tha se, në këtë mbledhje do të përcaktohet se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale, mbledhja nuk rezultoi me një vendim përfundimtar.

Pas takimit, Bekim Qoku nga VLEN, mohoi se ka pasur mosmarrëveshje dhe tha se Taravari vazhdon të jetë pjesë e koalicionit.

Bekim Qoku, VLEN

“Absolutisht. Ne jemi bashkë. Ne jemi VLEN dhe vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe siç thash mbeten vetëm të diskutohen detajet dhe të diskutohen komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk kemi pasë mosmarrëveshje. Kemi pasë mendime të ndryshme ku në çdo subjekt politik ndodhin. Qoku për Taravarin: Ne jemi bashkë, ne jemi VLEN”.

Përplasjet brenda koalicionit VLEN shpërthyen pas kritikave publike të Taravarit të bëra gjatë një interivste, ku tha se koalicioni ka shumë mangësi, po punon shumë ngadalë dhe mospërputhjet e koalicionit shihen nga 100 kilometra larg.

 

Previous Post

Lajm i mirë për përdoruesit e iPhone – telefonët e mençur përjashtohen nga tarifat e Trump

Next Post

Tragjedia në Koçan, familjarët protestojnë për të kërkuar drejtësi

Related Posts

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Maqedoni

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut

10/10/2025
Next Post

Tragjedia në Koçan, familjarët protestojnë për të kërkuar drejtësi

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk