Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Dikur me 3 mijë denarë mbushje karrocën – tani mezi torbën

11/10/2023
Dikur me 3 mijë denarë mbushje karrocën – tani mezi torbën
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse dikur me 3 mijë denarë ke mbushur një karrocë të marketit, tani me ato para mezi mbush një torbë dore. Qytetarët kështu bëjnë krahasim se po paguajnë më shtrenjtë e po marrin më pak. Thonë se nuk i kuptojnë autoritetet nga i nxjerrin shifrat e uljes së çmimit të produkteve ushqimore, pasi në praktikë ballafaqohen me të kundërtën. Tani në këtë stinë parapërgatitjet për dimër ua kanë vështirësuar situatën.

“Janë shtrenjtuar, si jo! Sa është i qëndrueshëm për një buxhet familjarë? Nuk e di për të tjerët, për mua mund të them që me pensionin, të cilin e marr me shumë vështirësi ia dal deri në fund. Aq mund të them!”, tha një qytetar.

“Gjithsesi se është shtrenjtë me këto paga që marrim shumë më pak mund të blejmë në krahasim me ato që kemi blerë më parë. Kështu që zbritjen e çmimeve nuk e vërej edhe aq nëpër shitore. Çfarë gabuam? Të gjithë ne, sikur ata në pushtet por edhe populli të mendoj çfarë duhet të bëj!”, u shpreh një qytetar.

“Gjithçka është në rregull, populli di vetëm të ankohet kurse i ka të gjitha, asgjë nuk është shtrenjtë. Njerëzit dinë të qahen, por gjitha dyqanet e kafenetë janë plotë, por ne sërish ankohemi. Në kohën e Jugosllavisë është jetuar më mirë, atëherë kam punuar 40 vite, jetesa ishte më e mirë, por edhe tani nuk është keq, madje kemi më shumë liri ama e kemi në qejf të qahem!”, tha një qytetar tjetër.

Enti Shtetëror i Statistikave, këtyre ditëve doli me shifra se inflacioni është ulur në 6.6% në krahasim me muajin paraprak të gushtit sa ishte 8.3%. Por, sipas tyre, indeksi i kostos së jetesës dhe i çmimeve në shitje me pakicë në shtator ka shënuar rritje prej 4.7%, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Rritje të indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te pijet alkoolike me 2.3%, vezët me 2.0%, vera me 1.9%, djathi dhe gjiza me 1.2%, mishi, sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 1,0%, kafe, çaj, kakao me 0,9%, peshku dhe prodhimet e detit me 0,7%, buka dhe drithërat me 0,6% dhe produkte tjera ushqimore 0,5%”, deklaruan nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga Enti i Statistikave tregojnë trend pozitiv në uljen e kostove të frutave me 2,7%, vaji gatimit me 1,7%, perimet e freskëta e të ftohta, përveç patateve e frutave të tjera me rrënjë. 1.3% dhe qumështi me 0.4%. Si për ironi të fatit, ulja më e madhe tek indeksi i kostos së jetesës është vërejtur në transportin ajror të pasagjerëve me 34,8%, për të gjithë ata që duan të marri biletë një drejtimesh për të ikur nga ky vend. /Alsat.mk

Previous Post

Zëvendësministri turk shkruan për Netanyahun: Do të vdesësh!

Next Post

Emina Cunmulaj shkëputet nga rrjetet sociale për një arsye mjaft prekëse

Related Posts

Maqedoni

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025
Aktuale

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025
Biznes

Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

14/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Kërçova: Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit mbrapsht!

14/10/2025
Maqedoni

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

14/10/2025
Next Post
Emina Cunmulaj shkëputet nga rrjetet sociale për një arsye mjaft prekëse

Emina Cunmulaj shkëputet nga rrjetet sociale për një arsye mjaft prekëse

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk