Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja

13/01/2024
Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diaspora nuk ka kohë të ndërrojë dokumentet personale në shkurt dhe nuk e di se si do të hyjnë në Maqedoni me dokumente të skaduara.

Ata thonë se ndryshimi i dokumentacionit është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që zgjat edhe pas një viti, ndërsa në letrën e hapur drejtuar Spasovskit theksojnë se nëse dokumentet e tyre nuk janë të vlefshme, nuk do të mund të vijnë as për të votuar në zgjedhje.

“Qytetarëve të Maqedonisë në diasporë zakonisht u duhet një vit, nëse jo më shumë, për të marrë dokumente të reja udhëtimi. Organizata jonë investoi shumë kohë dhe përpjekje duke punuar me misionet konsullore për të ndihmuar mijëra qytetarë të Maqedononisë të marrin shtetësi dhe dokumente të reja udhëtimi. Vendosja e datave arbitrare, si kjo në shkurt, është një politikë shumë e dëmshme. Ka më shumë se gjasa që shumë shtetas të Maqedonisë në diasporë të mos mund të rinovojnë pasaportat e tyre brenda kësaj periudhe, gjë që do të pengojë hyrjen e tyre në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë ata në letër.

Ata duan të zgjasin vlefshmërinë e dokumenteve pas 12 shkurtit, të futen shërbime online për rinovimin e dokumenteve me verifikim të fytyrës dhe gjurmëve të gishtave, si dhe të punësojnë staf profesional në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë.

Të shqetësuar se si do të votojnë në zgjedhje, ata kërkojnë nga Spasovski që të vendosë masa të posaçme votimi për diasporën, e cila do t’u mundësojë atyre që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pse u skadojnë dokumentet.

Mirëpo, MPB-ja thotë se si më parë, çdo qytetar i Maqedonisë mund të hyjë në vend edhe nëse i kanë skaduar dokumentet dhe t’i rinovojë ato këtu.

Ministri Osmani mbrëmë është takuar me ambasadoren greke ku është biseduar edhe për pasaportat, gjegjësisht nëse mund të shtyhet afati, duke qenë se sipas Marrëveshjes së Prespës përfundon më 12 shkurt dhe epilogu i bisedës ishte një marrëveshje për më shumë koordinimi. Kryeministri tha se kartat e identitetit do të jenë të vlefshme edhe pas afatit, ndërsa për pasaportat ende po diskutohet.

VMRO-DPMNE javën e ardhshme do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkohshme, ndërkohë që sot në RTVM dhe Beko qindra qytetarë prisnin të merrnin dokumentet e tyre personale. /Telegrafi/

Previous Post

Mjaltë dhe limon jeshil – shurupi natyral kundër kollës

Next Post

Kështu duket shtëpia e Big Brother Vip 3 (FOTO)

Related Posts

Maqedoni

Ka filluar procesi i mbrojtjes së rubinit maqedonas – pasuri kombëtare unike në Evropë

16/09/2025
Maqedoni

Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët

16/09/2025
Maqedoni

Ademi: Nuk kemi bashkëpunim me Levicën, qëllimi i Mickoskit është asimilimi politik i shqiptarëve!

16/09/2025
Maqedoni

Protestë e familjarëve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, kërkohet drejtësi edhe pas 6 muajve

16/09/2025
Maqedoni

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

16/09/2025
Maqedoni

BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “botës serbe” dhe ndikimit rus në RMV nën qeverinë Mickoski

16/09/2025
Next Post
Kështu duket shtëpia e Big Brother Vip 3 (FOTO)

Kështu duket shtëpia e Big Brother Vip 3 (FOTO)

Ish-diplomati amerikan për Thaçin: Trajtim i pazakontë ndaj një burrështeti që është vetëdorëzuar

16/09/2025

Ndeshja me Serbinë vendos të ardhmen e Sylvinhos në stolin e Kombëtares

16/09/2025

Ka filluar procesi i mbrojtjes së rubinit maqedonas – pasuri kombëtare unike në Evropë

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk