Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dhuna mes tifozëve në Greqi, qeveria miraton masa të rrepta për të frenuar fenomenin

11/12/2023
Dhuna mes tifozëve në Greqi, qeveria miraton masa të rrepta për të frenuar fenomenin
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë ditë pas incidenteve të dhunshme mes tifozëve dhe forcave të policisë në Athinë, gjatë të cilave mbeti i plagosur rëndë një efektiv i policisë, qeveria greke ka shpallur masa të reja edhe më të rrepta për të luftuar dhunën brenda dhe jashtë stadiumeve dhe ambienteve sportive.

Konkretisht është vendosur që të gjitha ndeshjet e Superligës 1dhe 2 do të zhvillohen pa tifozë, me dyer të mbyllura, për dy muaj dhe nëse është e nevojshme edhe ndeshjet europiane.

Masat në fjalë mund të zgjatet përtej 12 shkurtit, nëse skuadrat dështojnë deri në atë datë të instalojnë kamerat dhe sistemet e identifikimit elektronik për hyrjen e tifozëve të tyre në stadiume. Gjithashtu automatike do të jenë edhe dënimet ndaj ekipeve në rastet e incidenteve të dhunshme përtej atyre të parashikuara nga drejtësia.

Sulmi vrasës ndaj punonjësit të policisë nuk është incidenti i parë i dhunës ekstreme të tifozëve. Prej shumë vitesh kriminelët me petkun e tifozit kryejnë krime të rënda duke plagosur e duke vrarë”, tha Pavlos Marinakis, zëdhënësi i qeverisë.

Para dy ditësh organet greke kanë arrestuar një 18 vjeçar i cili ka pranuar se ditën e enjte në mbrëmje jashtë pallatit të sportit në Renti të Athinës, gjatë incidenteve të dhunshme të shkaktuara gjatë ndeshjes së volejbollit Panathinaikos-Olumpiakos , ka hedhur në drejtim të një polici një tip granate zjarri të marinës detare .

Efektivi policor është plagosur rëndë, është dërguar urgjentisht në spital, duke iu nënshtruar operacioneve të njëpasnjëshme dhe ndodhet ende në gjendje kome me rrezik për jetën,ndërsa më shumë se 450 persona u mbajtën për disa orë në polici.

Greqia është tronditur nga dhuna mes tifozëve në muajin gusht kur rreth 150 huliganë kroatë të Dinamos së Zagrebit janë përleshur me ata të AEK-ut dhe gjatë incidenteve ka humbur jetën një 29-vjeçar grek.

Gjithashtu vitin e kaluar në Selanik rreth 12 huliganë të PAOK-ut mes tyre edhe tifozë me origjinë shqiptare, kanë qëlluar me thikë dhe sende të forta tre të rinj, duke i marrë jetën 19-vjeçarit Alkis Kampanos.

Previous Post

Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Borelli e krahason shkatërrimin e Gazës me Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post
Borelli e krahason shkatërrimin e Gazës me Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore

Borelli e krahason shkatërrimin e Gazës me Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk