Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’

19/11/2023
Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushqimet e pashëndetshme që përmbajnë pak antioksidantë dhe pak yndyra të shëndetshme, mund ta rritin inflamacionin dhe sheqerin në gjak, duke kontribuar në mjegullën e trurit.

Mjegulla e trurit është zakonisht një gjendje ku ndihemi të turbullt, kemi probleme me kujtimin e gjërave dhe kemi probleme me përqendrimin. Shkaqet e zakonshme të mjegullës së trurit përfshijnë përjetimin e stresit ose trishtimit, kalimin në perimenopauzë (te gratë) dhe rraskapitjen.

Megjithatë, ajo që dihet më pak është se ajo që hamë mund të çojë në këtë gjendje – shkruan Eat This, Not That!.

1. Ushqimet ultra të përpunuara

Ushqimet ultra të përpunuara kanë kaluar nëpër faza të shumta të përpunimit dhe përmbajnë shumë përbërës të shtuar. Këto produkte janë zakonisht të pasura me sheqer, yndyra të pashëndetshme dhe shpesh përmbajnë konservues artificialë, ngjyra dhe shije.

2. Sheqerkat

Sheqerkat, si një shembull i përsosur i një ushqimi ultra të përpunuar, mund të kontribuojnë ndjeshëm në mjegullën e trurit. Ato shpesh janë të mbushura me sasi të mëdha sheqeri, gjë që mund të çojë në rritje të papritur të niveleve të sheqerit në gjak që pastaj mund të shoqërohen me rënie të sheqerit, duke çuar në ndjenjën e lodhjes, shpërqendrimit dhe konfuzionit mendor.

3. Ushqimi i fërguar

Ushqimet e skuqura gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Zakonisht kanë shumë yndyra të pashëndetshme dhe kripë, ndërsa përmbajnë pak lëndë ushqyese. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura mund të çojë në rritjen e inflamacionit në trup, një faktor që kontribuon në mjegullën e trurit.

4. Salsiçet

‘Hot dogët’ gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Këto ushqime shpesh janë të pasura me natrium, nitrate dhe konservues të tjerë, që mund të shkaktojnë inflamacion në trup duke shkaktuar kështu simptoma të mjegullës së trurit. Përveç kësaj, këto mishra shpesh përmbajnë nivele të larta të yndyrave të pashëndetshme dhe zakonisht nuk kanë materie ushqyese thelbësore.

5. Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, veçanërisht ato të pasura me sheqer, mund të kontribuojnë gjithashtu në mjegullën e trurit. Përmbajtja e lartë e sheqerit në shumë pije të gazuara mund të shkaktojë rritje të shpejtë dhe rënie të mëvonshme të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie, shpesh të lidhur me mjegullën e trurit. Për të zbutur mjegullën e trurit dhe për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trurit, rekomandohet ta kufizoni marrjen e pijeve të gazuara dhe të kaloni në pije më të shëndetshme, si uji, çaji bimor ose lëngje frutash.

6. Gluteni

Marrëdhënia midis konsumimit të glutenit dhe mjegullës së trurit është me interes të veçantë, veçanërisht për ata me ndjeshmëri ose intolerancë ndaj kësaj proteine që gjendet te gruri, elbi dhe thekra. Gluteni mund të shkaktojë një përgjigje inflamatore në zorrët e njerëzve me sëmundje celiake ose ndjeshmëri jo-celiake ndaj glutenit, e cila mund të çojë në inflamacion sistemik që prek sisteme të shumta të trupit, duke përfshirë trurin. Ky inflamacion, së bashku me keqpërthithjen e lëndëve ushqyese, mund të çojë në një gjendje të dëmtimit kognitiv që shpesh quhet mjegull e trurit.

7. Pijet me kafeinë

Kafeina, e konsumuar gjerësisht në pije, si kafeja dhe çaji, mund të kontribuojë gjithashtu në mjegullën e trurit. Në mënyrë paradoksale – përderisa sasi të vogla të kafeinës mund ta rritin vigjilencën dhe përqendrimin – konsumimi i tepërt shpesh çon në efektin e kundërt. Kjo ndodh për shkak të dehidrimit dhe stimulimit të tepërt të sistemit nervor. Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të çojë në një ‘efekt të kthimit mbrapsht’, duke rezultuar në lodhje, dhimbje koke dhe mjegull të trurit, pasi efekti stimulues zhduket.

8. Karbohidratet e rafinuara

Karbohidratet e rafinuara, të njohura gjithashtu si karbohidrate të përpunuara, janë produkte të grurit që janë modifikuar ndjeshëm nga gjendja e tyre natyrale. Ky proces shpesh përfshin heqjen e krundeve dhe embrionit të kokrrës, ndërsa shembuj të karbohidrateve të rafinuara përfshijnë bukën e bardhë dhe orizin e bardhë. Drithërat e rafinuara gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Ashtu si sheqernat e rafinuara, edhe këtyre produkteve drithërash iu janë hequr pjesët e tyre më ushqyese. Rezultati është se këto ushqime shkaktojnë rritje dhe ulje të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak. Organizmi iu përgjigjet këtyre luhatjeve me një çlirim të hormoneve, duke çuar në simptomat që zakonisht lidhen me mjegullën e trurit – të tilla, si konfuzion, harresë dhe vështirësi në fokusim.

9. Alkooli

Alkooli konsiderohet fajtor i madh për mjegullën e trurit për shkak të efekteve, si në hidratim ashtu edhe në sistemin nervor qendror. Jo vetëm që mund të ndiheni të mjegulluar gjatë pirjes, por efektet mund të ndihen edhe disa ditë më pas. Nëse vëreni se ndjeni mjegull truri pasi keni pirë alkool, mund të jetë më mirë të përmbaheni nga pirja. Njëherësh – duke qenë se alkooli mund të shkaktojë dehidratim që dëmton aftësitë kognitive – mund t’i zvogëloni efektet e mjegullës së trurit nga alkooli duke qëndruar mirë të hidratuar dhe duke marrë elektrolite para ose pas pirjes.

10. Aditivët ushqimorë

Aditivët e ushqimit janë substanca të shtuara në ushqim për qëllime të ndryshme, duke përfshirë zgjatjen e afatit të ruajtjes dhe shtimin e ngjyrës ose aromës. Disa njerëz raportojnë ndjenjën e mjegullës së trurit pasi kanë ngrënë disa nga aditivët më të njohur të ushqimit, duke përfshirë glutamatin e monosodiumit (MSG) dhe ëmbëltuesit artificialë, si aspartami. Shkenca rreth mjegullës së trurit dhe aditivëve të ushqimit duket të jetë kryesisht anekdotike, por nëse ndiheni të mjegulluar pasi keni ngrënë disa aditivë ushqimorë, mund ta kufizoni konsumimin e tyre

Previous Post

Arta Nitaj na prezanton me motrën me mbulesë

Next Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk