Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dhitë “zjarrfikëse” në Spanjë – po ‘luftojnë’ me zjarret

14/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që, në fakt, daton që nga praktikat shekullore. Kope dhish të uritura po lirohen në rrugë për të konsumuar barin e thatë që përndryshe do të shërbente si lëndë djegëse për zjarret.

Rezultatet deri më tani janë mbresëlënëse: edhe pse Katalonja po përjeton një tjetër verë thatësire ekstreme, zjarret janë ulur në rajon, pjesërisht falë dhive.

Kope dhish të uritura lëshohen në rrugë për të përpirë barin e thatë, i cili përndryshe do të shërbente si lëndë djegëse për zjarrin. Por pse pikërisht dhitë? Sepse, siç lexojmë në një raport të ri të Reuters, ato nuk janë selektive në dietën e tyre: madje hanë edhe gjemba. Agjencia e lajmeve na prezanton me dy barinj të rinj, Francesc Teixido dhe Pedro Alba, të cilët po marrin pjesë në këtë strategji.

Teixido në fakt e nisi kopenë si një “hobi”, me shtatë dhi, pasi ishte lodhur nga puna e tij e mëparshme si instruktor sportesh ujore. Alba ishte një muzikant, i cili, kur goditi pandemia, nuk mundi më të siguronte jetesën. Ai kërkoi një punë që do t’i lejonte të kalonte kohë me të birin. Kështu që, kur takoi Teixidon, vendosi të blinte disa nga dhitë e tij.

Pavarësisht sfidave që shoqërojnë profesionet bujqësore sot, edhe në Spanjë, siç janë taksat e larta dhe rregulloret e rrepta shëndetësore, një nga gjërat që Alba shijon janë produktet e qumështit të freskëta dhe me cilësi të lartë që ai prodhon vetë. Përveç kësaj, ai nuk ka nevojë të sigurojë ushqim për kafshët e tij, pasi ato rriten në natyrë. Së fundmi, ato kryejnë një detyrë të rëndësishme sociale dhe mjedisore, përcjell Zeri.

Previous Post

Bujar Osmani: Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike!

Next Post

Pas protestave – grevë para Qytetit të Shkupit! A do të ketë kallëzime penale për drejtorinë e NP “Parqe dhe Gjelbërime”?!

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post

Pas protestave – grevë para Qytetit të Shkupit! A do të ketë kallëzime penale për drejtorinë e NP “Parqe dhe Gjelbërime”?!

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk