Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dështoi zgjerimi i rrugës te “Çairçanja”? Ganiu thirrje Arsovskës t’ia japë kompetencat për këtë (VIDEO)

19/12/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e bëri të qartë, zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov”, i njohur si Çairçanja nuk do bë bëhet. Për kryetarin e Çairit, Visar Ganiu, kjo është diskriminim total ndaj komunës, teksa thekson se Arsovska ka humbur një kontest gjyqësor dhe sipas tij është dashur që disa miliona euro t’ia paguajë kompanisë që e ka fituar procesin gjyqësor, andaj ajo e ka bllokuar këtë projekt.

“Atëherë kemi arritur deri në fazën për ta përzgjedhur operatorin për të bërë eksproporimin e objekteve të cilat janë në atë vijë dhe do të thotë që do të pengojnë dhe të fillojmë që t’i eksproporojmë ato projekte, dhe menjëherë znj.Arsovska dhe Qyteti i Shkupit e bllokoi këtë projekt me arsyetimin sepse Qyteti i Shkupit ka humbur një kontest gjyqësor dhe është dashur disa miliona euro t’i paguajë asaj kompanie që e ka fituar procesin gjyqësor dhe ajo arsyetohet sipas një algoritmi se Ministria e financave e përzgjedh se ku duhet në cilin pozicion të merren mjetet, por të dy varianetet janë njerëz që kanë bashkëpunuar, pra znj.Arsovska dihet që ngushtë ka bashkëpunuar me BDI-në edhe bashkëpunon edhe sot është në koalicion”, tha Visar Ganiu.

Ganiu i bëri thirrje Qytetit të Shkupit që t’i dorëzojë kompetencat, me qëllim që projekti i Çairçanës të realizohet, e më pas kompetencat të kthehen sërish.

“Po e shfrytëzoj mediumin e juve, jo duke e keqpërdorur por duke i bërë thirrje për shkak se bulevardi “Cvetan Dimov” është jetik për ne, është shumë me rëndësi është i vonuar, atë qytetarët tonë e interpretojnë edhe diskriminim që me qëllim po bëhet. Në qoftë se ajo e ka problem për ta realizuar unë e lus që kompetencat të mi bartë mua, do t’i ndajmë prej buxhetit të Komunës së Çairit do ta bëjmë investimin, do ta përfundojmë projektin pasi ta përfundojmë përsëri ia kthejmë Qytetit të Shkupit”, deklaroi Ganiu.

Para dy ditësh, Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e pyetur se deri ku është projekti për zgjerimin e rrugës në Çairçanja, tha se mjetet ishin caktuar në llogari, por për shkak të një borxhi të krijuar nga udhëheqja e mëparshme, llogaria e qytetit u bllokua, u tërhoqën nga një pjesë e projekteve kapitale të infrastrukturës që kanë shumë të madhe andaj, sipas Arsovskës, në këtë llogari nuk ka para për “Cvetan Dimovin”.  https://youtu.be/XCm–oRFqRw?si=HEZkl0DPiFLoD3Rg

Previous Post

Instagram shton një opsion të ri, ka filluar të aplikohet nga përdoruesit në të gjithë botën

Next Post

Rasti “Alfa”,vendimi i Penales do të ankimohet!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Rasti “Alfa”,vendimi i Penales do të ankimohet!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk