Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dështoi në luftën kundër korrupsionit, shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë

16/06/2023
Dështoi në luftën kundër korrupsionit, shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti bullgar, Rumen Radev, shkarkoi prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev, më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshevi ka dështuar të trajtojë korrupsionin.

Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshevit tri ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas disa muaj intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.

Geshev, 52 vjeç, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.

Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan atë për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve të mafias, të cilët nuk u sollën kurrë para drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania në muajin shkurt të këtij viti sanksionuan disa shtetas bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër për dështimin e Geshevit për t’i goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.

Geshevi fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi Geshev më 15 maj në një konferencë shtypi iu referua ligjvënësve si “plehra politike”.

Votimi i SJC-së u bë pasi Qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshevit.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin. Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij./REL

Previous Post

“Harry dhe Meghan po divorcohen, njoftimi është vetëm çështje ditësh”

Next Post

Forumi i Prespës, Begaj: Askush nuk vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post
Forumi i Prespës, Begaj: Askush nuk vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Forumi i Prespës, Begaj: Askush nuk vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk