Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Dëshironi të largoni mërzitjen? Provoni këto ushqime

27/05/2023
Dëshironi të largoni mërzitjen? Provoni këto ushqime
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen.

Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj këshillohet që të rishikoni pushtetin që ushqimet e shpejta kanë tek ju.

Të gjithë prej nesh, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona. A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po.

Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina dhe norepinefrina.

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjëndrat hormonale në tru, duke influencuar sasinë e prodhimit të këtyre hormoneve.
Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën Nutritional Neuroscience, ekzaminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit.

Rezultatet konfirmuan që një ushqyerje me yndyra të ngopura dhe shumë kalori shkaktonte depresion.

Cilët janë ushqimet që na gjallërojnë shpirtin apo ato që na prishin humorin?

Gjatë tretjes, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë.

Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni. Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit.

Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës.

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur.

Studimet kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion.

Studime të zgjeruara kanë provuar se pacientët që vuanin nga depresioni kishin nivele të ulëta të acidit folik në organizëm. Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin.

Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion.

Molla dhe rrushi janë të pasur me fruktozë.

Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosi me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet.

Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë.

Rekomandohet të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan.

Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin.

Çokollata përmban një substancë të quajtur phenylethylamine e cila ndërvepron me endorfinën.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se çokollata ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut pavarësisht sasisë së madhe të sheqerit, yndyrës, kafeinës dhe substancës së lartpërmendur.

Sheqeri tek çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.”

Kafeina tek çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues tek njeriu.

Previous Post

“Mishi kokërr”, Luizi bën postimin e papritur në Instagram

Next Post

Kardiokirurgji, hapet një sallë e re operacioni hibride

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Kardiokirurgji, hapet një sallë e re operacioni hibride

Kardiokirurgji, hapet një sallë e re operacioni hibride

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk