Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Deputetët të parët morën pagën e shtuar, rreth 17.000 denarë plus për tetë ditë në mars

07/04/2023
Deputetët të parët morën pagën e shtuar, rreth 17.000 denarë plus për tetë ditë në mars
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët dje morën pagë të shtuar, jo në shumë të plotë, por rreth 17.000 denarë plus, sa vlejnë tetë ditët pasi Gjykata Kushtetuese ngriu koeficientin për llogaritjen e të ardhurave të të zgjedhurve dhe të emëruarve në funksione, transmeton Portalb.mk.

“Është e vërtetë që të parët nga kategoria funksionarë të përzgjedhur që morëm pagë të shtuar, shumë e llogaritur për tetë ditë. Kur koeficienti ishte i ngrirë para disa vitesh, paga e deputetit ishte 8 paga mesatare, sot është në nivelin e tre pagave mesatare”, thotë një deputet i intervistuar nga Sdk.mk, i cili kërkoi të mos i përmendet emri i tij për shkak të ndjeshmërisë politike të temës.

Deputeti konsideron se situata me rritjet nuk është zgjidhur. Pagat e punëtorëve janë të ulëta në krahasim me të tyret, por të tyret megjithatë janë shumë më të ulëta se sa të drejtorëve.

Për shembull, thotë bashkëbiseduesi, drejtori i Ujësjellësit merr 90.000 denarë pagë, po aq sa edhe drejtorët e ndërmarrjeve tjera publike, plus automjete, shoferë, kompensime udhëtimi. Anëtarët e komisioneve rregullatore dhe AKE-ut, thotë ai, marrin paga më të larta se deputetët.

Ai përmendi edhe pagat e mjekëve. Për shembull, thotë ai, para ardhjes së LSDM-së në pushtet, anesteziologët në shëndetësi kishin 50.000 denarë, ndërsa tani 130.000 denarë.

“Ka drejtor në ndërmarrje publike dhe drejtor në agjenci shtetërore, të cilët marrin pagë mujore prej 200 mijë denarë, shumë më tepër se presidenti i shtetit, se kryeministri. Ndaj do të ketë ndryshime sistematike, pra zgjidhje për të ndalur këto lëshime”, thotë deputeti.

Me vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagat dhe kompensimet tjera të të zgjedhurve dhe të emëruarve, pagat e zyrtarëve, të cilat janë fiksuar që nga viti 2014, janë shkrirë. Pagat e tyre deri më tani përcaktoheshin me një koeficient (varësisht nga funksioni) i cili shumëzohej me bazë fikse prej 26.755 denarë.

Tash e tutje, bazë do të jetë paga mesatare e fituar në vitin paraprak e përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, siç përcaktohet me nenin 11 të Ligjit për paga dhe shpërblime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, duke shkrirë kështu pagat e zyrtarëve.

Parashtrues i iniciativës për shkrirjen e pagave të zyrtarëve para Gjykatës Kushtetuese ishte avokati Bojan Stojevski.

Previous Post

“Ndryshimet kushtetuese”, Mariçiq thirrje partive politike të nominojnë përfaqësues të tyre në grupin e punës

Next Post

Bad News Eagles të jashtëzakonshëm, fitojnë pas vazhdimeve kundër Apeks

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Bad News Eagles të jashtëzakonshëm, fitojnë pas vazhdimeve kundër Apeks

Bad News Eagles të jashtëzakonshëm, fitojnë pas vazhdimeve kundër Apeks

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk