Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata gjermane i akuzuari për vrasjen e Besar Nimanit

08/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Huseyin Akkurt, 34-vjeçar, është dënuar me burgim të përjetshëm si i akuzuari kryesor për vrasjen e boksierit profesionist nga Mitrovica, Besar Nimani, në Gjermani vitin që shkoi.

Siç raporton mediumi gjerman RTL, Gjykata Rajonale e Bielefeldit e dënoi të akuzuarin për vrasje tinëzare, teksa bëri me dije se pala ka të drejtë ankese lidhur me vendimin në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Kralsruhe, përcjell Insajderi.

Gjykata rajonale me këtë vendim ndoqi kërkesën e prokurorisë. Në kërkesën e tyre, prokurori publik Veit Walter bëri thirrje për dënim të përjetshëm.

Mbrojtësit besojnë se vrasësi nuk është klienti i tyre, por një i dyshuar i cili është ende në kërkim ndërkombëtar.

Kryetari i trupit gjykues Sven-Helge Kleine theksoi se i pandehuri gjithashtu kishte zbatuar një plan të rënë dakord më parë dhe kishte vepruar me qëllimin për të vrarë.

Motivi nuk u sqarua gjatë gjykimit. Megjithatë, deklaratat e dëshmitarëve identifikuan qartë dy burrat, tha Kleine, në arsyetimin gojor pas vendimit.

Sipas gjykatës rajonale, raporti i armëve i Zyrës Federale të Policisë Kriminale identifikonte qartë një gëzhojë që i përkiste armës së të pandehurit. Burri i dytë, i cili gjithashtu u identifikua nga dëshmitarët okularë dhe qëlloi 15 të shtëna, është ende në kërkim ndërkombëtar.

Berat Nimani, vëllai i Besar Nimanit, bashkë me motrën e tij u dorëzuan në polici pasi ky i pari dyshohet se plagosi me armë zjarri babain e të akuzuarit përpara gjykatës së Bielefeldit. /Insajderi.org/

Previous Post

Fetai kryeson mbledhjen konstituive të Trupit Ndërresorial për koordinimin e luftës kundër Korrupsionit

Next Post

Në çerekfinale të ‘Big Brother’ ja çfarë pritet te ndodh sonte në spektakël

Related Posts

Aktuale

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

19/10/2025
Kosovë

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Sport

Goli spektakolar i Ronaldos ndaj Al Fateh (VIDEO)

18/10/2025
Sport

“Der Klassiker” i buzëqesh Bajernit, fitorja ndaj Dortmundit vazhdon startin perfekt në kampionatit (VIDEO)

18/10/2025
Kosovë

Zv/Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën

18/10/2025
Kosovë

Ky është asamblisti më i votuar në Kosovë

18/10/2025
Next Post

Në çerekfinale të ‘Big Brother’ ja çfarë pritet te ndodh sonte në spektakël

“Jemi të zhgënjyer, duhej të kishte një listë të përbashkët”- kumanovari shpreson për më mirë

19/10/2025

Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321

19/10/2025

Toshkovski: Në katër raste është shkelur heshtja zgjedhore

19/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk