Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Denis Preshova emërohet shef i Delegacionit të RMV-së në GRECO

31/07/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ka emëruar Denis Preshovën si shef të ri të Delegacionit Kombëtar në GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit në Këshillin e Evropës), informoi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Prof. Dr. Denis Preshova është profesor i çrregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ai është autor i shumë punimeve shkencore dhe profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik, dhe ka marrë pjesë në një sërë projektesh e aktivitetesh si ekspert për të drejtën kushtetuese.

“Duke marrë parasysh se në kuadër të GRECO-s ka nisur Raundi i Gjashtë i Vlerësimit: ‘Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në nivel lokal’, si dhe faktin që është paralajmëruar vlerësim mbi këtë temë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Denis Preshova vjen në momentin e duhur për të udhëhequr delegacionin tonë kombëtar. Njohuritë dhe ekspertiza e tij në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik do të jenë kyçe për një vlerësim të suksesshëm dhe për mbrojtjen e raporteve të GRECO-s për vendin tonë”, shkroi Filkov në Instagram.

GRECO është një trup monitorues antikorrupsion i Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, Francë. Është themeluar në vitin 1999 si një marrëveshje e pjesshme e zgjeruar mes 17 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Qëllimi i GRECO-s është forcimi i kapaciteteve të vendeve anëtare për të luftuar korrupsionin, përmes monitorimit të përputhshmërisë së tyre me standardet antikorrupsion të Këshillit të Evropës, nëpërmjet një procesi të vlerësimit të ndërsjellë. GRECO ndihmon në identifikimin e mangësive në politikat kombëtare kundër korrupsionit, me qëllim që të nxiten reformat e nevojshme ligjore, institucionale dhe praktike.

Previous Post

Pajisja ndahet në dy pjesë, aksident i rëndë me të paktën 23 të lënduar në një park argëtimi në Arabinë Saudite (VIDEO)

Next Post

“Api Therapy Bee You” rrit kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025
Maqedoni

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025
Maqedoni

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025
Maqedoni

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Next Post

“Api Therapy Bee You” rrit kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk