Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

DEMANT ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi

06/03/2024
DEMANT ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emër të së vërtetës, ua dërgojmë këtë demant ndaj pretendimeve në konferencën e sotme për shtyp të kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të pesë universiteteve publike.

Në të vërtetë, sindikatat e pesë universiteteve publike: “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetit për Shkenca Informative dhe Teknologjike “Shën Apotol Pavle” në Ohër, me përgjegjësi konfirmojnë se dokumentacini i kompletuar për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me përpikëri dhe ashtu siç duhet nga ana e të gjitha universiteteve veç e veç është dorëzuar gjatë periudhës prej muajit maj 2023 gjer në dhjetor 2023 gjer te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, themeluesit të universiteteve.

Lidhur me kronologjinë, respektivisht zhvillimin e ngjarjeve rreth (mos)nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive, ua sjellim në kujtesë se në fillim të dhjetorit kemi dërguar një letër gjer te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të rikujtimit të nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive. Pra, ia kemi tërhequr vëmendjen se po skadon afati për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive. Gjatë muajit shkurt të
këtij viti u vu në zbatim realizimi i Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe u bë pagesa e pagave sipas Marrëveshjes së re Kolektive. Menjëherë pas kësaj, të gjitha pesë sindikatat e universiteteve publike dërguam kërkesë për t’u pranuar urgjentisht te kryetari i Kuvendit. Më 15 shkurt 2024 u pranuam nga kryetari i Kuvendit në një takim, ku u tregua fakti se e kemi parashtruar dokumentacionin me kohë dhe se sikur të ekzistonte ndonjë problem me dokumentacionin, do të duhej të informohej secila organizatë sindikale. Në ndërkohë, u kërkua një takim me kryeministrin teknik të RMV, që na u premtua se do të realizohet më 2 mars 2024, por ky takim nuk u realizua. Pastaj më 4 mars 2024 u organizua protesta e qetë dhe dinjtoze.

“Ne nuk merremi me politikë!”
Edhe njëherë duam ta theksojmë përmasën qytetare të aktivizmit sindikalist të sindikatave të të punësuarëve në pesë universitetet publike dhe distancimin nga çfarëdo qoftë ndikimi politik, në veçanti kur kihet parasysh periudha parazgjedhore në të cilën zhvillohet edhe kjo përpjekje sindikaliste, jo me fajin dhe përzgjedhjen e sindikatave, por për shkak të mungesës së dëshirës dhe vullnetit të Kuvendit dhe Qeverisë që ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive edhe me ne për shkak të siç është thënë mjeteve të paparapara buxhetore për realizimin e të njëjtës edhe për pesë universitetet e tjera publike.

Previous Post

Bellingham fyu gjyqtarin, merret një vendimi për të- kaq pritet t’i mungojë Real Madridit

Next Post

Kryeministri Xhaferi e vizitoi Qendrën Memoriale në Prekaz

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Kryeministri Xhaferi e vizitoi Qendrën Memoriale në Prekaz

Kryeministri Xhaferi e vizitoi Qendrën Memoriale në Prekaz

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk