Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Deklaruan rrejshëm se vetura “Porsche” është zyrtare,procedurë disiplinore për dy nënpunës policorë

04/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kundër dy nëpunësve policorë të shpërndarë në Sektorin për sigurim personal të presidentit të Maqedonisë së Veriut, është ngritur procedurë disiplinore, transmeton TV21.

Ata kanë kanë bërë shkelje të rëndë të rendit të punës dhe disiplinës duke deklaruar rrejshëm se vetura “Porsche” është zyrtare, ndërkaq e njëjta ka qenë private dhe është parkuar në vend të gabuar – në korsi për biçikleta.

Pas revoltës së qytetarëve, për ta tërhequr veturën nga korsia dhe pas rastit të denoncuar në polici, një polic tjetër – i tretë, ka dalë në terren dhe ka konstatuar se vetura nuk është zyrtare dhe e njëjta i është nënshtruar shërbimit “Karrotreci”

“Nëpunësi policor S.N. me veturë speciale “karrotreci” dhe dy të punësuar në NP për Parkingjet Publike në Komunën Qendër, janë drejtuar në vendin e caktuar, ku është takuar vetura dhe grupi i revoltuar i qytetarëve të cilët kanë kërkuar që të tërhiqet vetura. Në vendin e ngjarjes, nga objekti hotelerik kanë dalë dy persona të cilët janë legjitimuar si nëpunës policorë dhe kanë deklaruar se vetura është zyrtare. Nëpunësi policor S.N. i ka urdhëruar menjëherë që ta largojnë veturën dhe ta parkojnë në vendin e duhur, pas çfarë ka hyrë në kabinën e “Karrotreci” me qëllim që të verifikojë nëse vetura është me të vërtetë zyrtare.

Pasi e kanë konfirmuar se vetura nuk është zyrtare dhe se nuk është larguar, të punësuarve nga NP Parkingjet Publike u është dhënë urdhër që ta tërheqin veturën, pas çfarë e njëjta është dërguar në depo. Aty, nga ana e nëpunësit policor H.Gj. është përpiluar procesverbal për kryerjen e kundërvajtjes së trafikut në bazë të nenit 63 të Ligjit për siguri në komunikacion, si dhe gjobë, ku potencohet se kryerësi i kundërvajtjes është S.K.(76) nga Shkupi. Pronar i veturës është M.T.(48) nga Shkupi.

Dy personat të cilët janë paraqitur si nëpunës policorë dhe kanë deklaruar se vetura është zyrtare, me veturë “Ford Mondeo” janë orientuar drejt depos. Nëpunësit policorë kanë kryer verifikim për veturën “Ford Mondeo” dhe kanë konstatuar se të njëjtën e kanë ngasur nëpunësit policorë T.D. dhe I.S. të shpërndarë në Departamentin për siguri personale të Presidentit të RM”, njoftojnë mes tjerash nga MPB-ja.

Është konstatuar se këta policë kanë shkelur rëndë rendin e punës dhe disiplinën dhe ndaj tyre do të ngritët procedurë disiplinore

Previous Post

Samanta bëhet nënë, ky është emri i vogëlushes

Next Post

Kurti dhe Limaj darkojnë bashkë – flasin për koalicionin e ri qeveritar

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Kurti dhe Limaj darkojnë bashkë – flasin për koalicionin e ri qeveritar

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk