Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Deklaratat për destabilizim të shtetit, Siljanovska nuk planifikon të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurimit

16/08/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thërras Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me informacionet për ekzistimin e indicieve për destabilizim të shtetit. Paralajmëroi se seancë e Këshillit mund të mbahet pas kompletimit të Këshillit, ndërsa temat, siç theksoi, do të jenë ajo për çka sot debatohet globalisht edhe në Evropë, ndërsa ajo është se ku po shkon dhe çka po ndodh në botë.

“Indiciet për destabilizim janë një gjë, kërcënimet për destabilizim janë tjetër gjë, por realiteti është ndryshe. Unë thashë se nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë kohë kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Nuk shoh se këto kërcënime janë realitet për momentin”, deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër, ku mori pjesë në hapjen e Shkollës Verore të 57-të të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase  pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” –  Shkup.

Për këtë, thotë, nuk ka për qëllim të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, por kjo mund të ndodhë pas riekipimit të tij.

“Mendoj se është mirë që një anëtar të jetë dikush që nuk ka lidhje me politikën dhe partitë, por është ekspert për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e klimës, dhe kjo tashmë është rënë dakord. Tjetri duhet të jetë ekspert i integrimit evropian, sepse gjithçka që bëjmë është e lidhur me kthimin tonë në Evropën ku i përkasim. Dhe i treti duhet të jetë një ekspert i globalizimit, i cili nuk është më vetëm amerikanizim, por ne shohim një botë shumëpolare, ndërsa po përballemi edhe me luftë që është një disfatë për mbarë njerëzimin dhe mbarë botën, sepse projekti evropian është gjithashtu një projekti i paqes, KB-ja është projekt paqësor”, tha Siljanovska Davkova.  Paralajmëroi se pas kompletimit të Këshillit të Sigurisë do të thërrasë mbledhje që të debatohet për atë për çka sot e gjithë bota e shqyrton – ndërsa ajo është ku po shkon bota, çka po ndodh sot, temë e cila këtë vit do të jetë kryesore edhe në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, për paqen, sepse, siç bëri të ditur, “të premtojmë paqe të përhershme, ndërsa të përballemi me luftë në shekullin 21 është humbje për njerëzimin dhe idenë paqësore të KB-së”.

Previous Post

Pas lirimit të Noizyt – reagon Stresi nga arratia

Next Post

Mexhiti: Shqiptarët s’do mbështesin protestat e Frontit Europian

Related Posts

Aktuale

VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore!

07/08/2025
Aktuale

LAMM njofton për ndryshim të përkohshëm në qarkullimin e automjeteve të mallrave drejt Bllacës

07/08/2025
Aktuale

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

07/08/2025
Maqedoni

Elmazi me strukturat e VLEN-it në Saraj: Së bashku duke ndërtuar rrugën drejt fitores!

06/08/2025
Maqedoni

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025
Maqedoni

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Next Post

Mexhiti: Shqiptarët s’do mbështesin protestat e Frontit Europian

VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore!

07/08/2025

LAMM njofton për ndryshim të përkohshëm në qarkullimin e automjeteve të mallrave drejt Bllacës

07/08/2025

“Do të vesh pantallona dhe golf në plazh”, moderatorja e njohur shqiptare përplaset me komentuesin

07/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk