Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dekani i Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në seminarin ‘Shkodra në shekuj’

13/12/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në seminarin ‘Shkodra në shekuj’ të organizuar nga Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, Qendra e Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Prof. Dr. Berton Sulejmani lexoi kumtesën e tij shkencore me titull ‘Punimet shkencore të akademik Kolec Topallit të prezantuara dhe të botuara në librat e përmbledhjeve të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë të Universitetit të Tetovës’ në të cilat,  Kolec Topalli ka botuar dy punime: ‘Parimet themelore të hartimit të alfabetit të shqipes’ (Seminari II Ndërkombëtar i Albanologjisë, 2008) dhe ‘Vendi i Selman Rizës për shkencat albanologjike’ (Seminari III Ndërkombëtar i Albanologjisë, 2009). Akademik Kolec Topalli është një personalitet i shquar i shkencave albanologjike të kohës sonë. Rezultatet e punës që na ka lënë shtrihen në fusha të ndryshme hulumtimi të historisë së gjuhës shqipe. K. Topalli e përmbylli veprimtarinë e tij shkencore me një sintezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë gramatikore dhe për historinë e leksikut, siç është ‘Fjalori
etimologjik i gjuhës shqipe’ (1984 faqesh), të cilin e botoi QSA, IGJL, Tiranë, në nëntor të vitit 2017. Gjatë punimeve të Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë (2018), të organizuar nga Universiteti i Tetovës, u bë paraqitja e FEGJSH-së, për të cilin folën gjuhëtarët nga Tirana (Valter Memisha, Anila Omari), Prishtina (Begzad Baliu) e Tetova (Berton Sulejmani).
Gjatë qëndrimit në Shkodër, dekani, Prof. Dr. Berton Sulejmani, u prit edhe nga rektori i
Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, me të cilin biseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të universiteteve tona. Dekani i F. Filologjik, rektorit të U. të Shkodrës, ia dhuroi portretin e Nënë Terezës dhe disa numra të revistave ‘Filologjia’ dhe ‘Albanologjia’. Seminari ‘Shkodra në shekuj’, punimet i zhvilloi më 12 dhe më 13 dhjetor 2024.

Previous Post

BDI: Koha për rikthimin e mandatit te qytetarët: T’i japim fund paaftësisë dhe korrupsionit të Qeverisë jolegjitime!

Next Post

NP Higjiena Komunale largon 30 metra kub mbeturina nga deponitë e egra

Related Posts

Osmani me kryeministrin Xhaferi dhe zv/kryeministrin Mariçiq në stacionin mobil për dokumente udhëtimi në Bruksel
Maqedoni

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

15/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

15/10/2025
Maqedoni

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

15/10/2025
Aktuale

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me kreun shtetëror

15/10/2025
Maqedoni

Kasami në TV21: Do të ndërtojmë teleferikun për në Kodrën e Diellit, pishina, salla, shkolla dhe shumë bulevarde të reja

15/10/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

15/10/2025
Next Post

NP Higjiena Komunale largon 30 metra kub mbeturina nga deponitë e egra

Osmani me kryeministrin Xhaferi dhe zv/kryeministrin Mariçiq në stacionin mobil për dokumente udhëtimi në Bruksel

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

15/10/2025

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

15/10/2025

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk